• |
ide | kryesore

Lirohen gati 40% e dhomave kushtuar pacientëve me Covid-19 në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Më në fund frymëmarrje për spitalet në Greqi. Rënia e numrit të shtrimeve të pacientëve me Covid-19 ka zbutur presionin mbi sistemin shëndetësor kombëtar dhe ka bërë të mundur që spitalet publike të rifillojnë aktivitetin normal, përfshirë operacionet që ishin shtyrë gjatë valës së tretë të pandemisë, njoftojnë mediat helene.

Në dy prej spitaleve më të mëdha të Athinës, Gennimatas dhe Sismanogleio, gati 40% e rreth 200 dhomave të pacientëve kushtuar Covid-19 janë liruar për t’i shërbyer pacientëve të tjerë.

Ngecja e operacioneve, ndërkohë, është tronditëse: vetëm spitali Evangelismos ka rreth 300 operacione në lidhje me zemrën në pritje. Deri tani, Covid-19 u ka kushtuar jetën 12,277 qytetarëve në Greqi ndërsa në total janë infektuar 409,368.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *