• |
ide | kryesore

Kur vidhen zgjedhjet, populli përgjigjet me flakë

-Instant, 2, Ide

Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgjedhjet presidenciale për shkak se në dy qendra votimi ndodhën dy gabime thjesht formale. Në njërën komisionerët kishin hedhur firmën para mbylljes së qendrës, te tjetra ajo ishte mbyllur paraprakisht në orën 13:00, sepse ishte një vend i vogël e nuk prisnin më votues. Por zgjedhjet u përsëritën në nivel kombëtar.


Ky fakt, që po e përsëris dhe nënvizoj edhe në këtë shkrim, duhet të shërbejë si një pasqyrë, përpara së cilës të shohin veten të gjithë shqiptarët e ndërkombëtarët e përfshirë në problemet e Shqipërisë, duke kërkuar përgjigjen e pyetjes: cilat janë arsyet që pas tridhjetë vjetësh Shqipëria ka mbetur një vend ku zgjedhjet janë vite dritë larg çdo vendi europian?


Është një pyetje që duhet ta shtrojë cilido nga ne, duke filluar që nga Edi Rama, i cili në vitin 1997 firmoste së bashku me 16 intelektualë të tjerë (përfshirë edhe autorin e këtij shkrimi) një peticion drejtuar shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar ku shprehej shqetësimi i madh për rrezikun që i kanosej Shqipërisë edhe si pasojë e grabitjes së votës në vitin 1996 nga Sali Berisha. Në atë peticion, mes të tjerash, shkruhej: “Është e pritshme që një popull, që nuk e lë t’i korrigjojë institucionet e pushtetit me votën dhe opozitën e tij, t’i korrigjojë ato me flakë”. (Përpjekja 9, 27 janar 1997, f. 2).

Përgjigjja e pyetjes para pasqyrës personalisht më çon në titullin që i kemi vënë atij peticioni: “Ndal politikës, krimi ndjell krimin”. Vjedhja, blerja, deformimi i votës si krime elektorale kanë lindur dhe vazhdojnë të kryhen pa ndalur në Shqipëri si pasojë e krimeve gjatë qeverisjeve.

Në shkrimin para zgjedhjeve të 25 prillit, me titull “Rotacioni si frenim për të mundësuar kthesën”, kam dhënë tetë argumente se pse politikat “krimi ndjell krimin” kanë avancuar në krahasim me vitin 2013 dhe kam parashikuar rrezikun e thellimit të tyre nëse nuk do të ndodhte frenimi që ka ndodhur çdo tetë vjet gjatë këtyre tri dekadave nëpërmjet rrotacionit (fatkeqësisht frenim i përkohshëm). Sipas meje, procesi zgjedhor, rezultati dhe zhvillimet pas tij e provuan këtë. Provat janë të shumta, por ndoshta më emblematikja është ngjarja e Elbasanit. Aty pamë të lidhur zinxhir, si në një linjë montazhi industrial, krimin e marrjes së të dhënave personale, me krimin e organizuar për të blerë vota, me krimin e Policisë dhe Prokurorisë për t’i mbuluar, me një ushtri mediatike, që në vend se t’i hetonte e denonconte, transmetonte gënjeshtrat e Policisë dhe Prokurorisë dhe, si qershia mbi tortë, pamë kapon e kësaj “makinerie”, siç e quajti partinë e tij Edi Rama, t’u drejtohej punëtorëve të vet të krimit me fjalët: “unë jam krenar për ju!”.

Legjitimimi që po u bëjnë këtyre zgjedhjeve institucionet që kanë tagrin për t’i anuluar, është hapi i mëtejshëm i politikës “krimi ndjell krimin”. Edhe iniciativa për shkarkimin e Presidentit, ashtu sikurse edhe rihapja e dosjeve të vjetra ndaj opozitarëve nga një drejtësi që ka mbyllur sy e veshë ndaj krimeve flagrante të kryera nga pushtetarët e rinj, ku një pikë kulminante ishte edhe masakra zgjedhore, është pjesë e këtij procesi.

Pikërisht duke ndjerë këtë rrezik kam hedhur para zgjedhjeve tezën se forcat opozitare duhet të bashkoheshin të gjitha në krahun tjetër të anijes së batuar – pa humbur identitetin dhe diferencat programore ideologjike – sepse anija e demokracisë (por edhe vetë Shqipëria) po rrezikonte të mbytej nga pesha e politikave “krimi ndjell krimin”. Ndoshta, e përsëris, ndoshta, (sepse nuk jam i sigurt) vetëm një bashkim i tillë do të mundësonte ekuilibrimin sidokudo të anijes nëpërmjet mobilizimit maksimal të njerëzve për mbrojtjen e votës.

Thirrjen për këtë lloj bashkimi ua kam drejtuar disa herë opozitave të sistemit oligarkik kriminal, d.m.th., PD-së, LSI-së e partive rreth tyre, por ato nuk bënë asgjë në këtë drejtim, as në raport me njëra tjetrën, as edhe me opozitarët antisistem, të cilët, duke i mëshuar tezës se opozita dhe maxhoranca ishin njëlloj, dy gjymtyrë të të njëjtit sistem, zgjodhën baraslargimin, duke u vendosur në qendër të anijes. Edhe ndaj të baraslarguarve (nuk e kam fjalën për ata që kishin mision thjesht marrjen e votave, opozitës në funksion të maxhorancës) e kam formuluar këtë kërkesë duke argumentuar se ndonëse vërtet kishte pak shpresa që partitë opozitare të sistemit të mbanin fjalën për disa ndryshime antisistem që kishin premtuar, rrotacioni gjithsesi do të krijonte më shumë hapësira për ta luftuar atë, pasi populli do të jepte një sinjal të qartë se nuk e duron dot më këtë sistem kriminal, kurse fitorja në zgjedhje e kryepartisë së sistemit do të legjitimonte gjithçka ajo ka bërë duke forcuar kësisoj edhe më shumë këtë sistem. Por edhe nga ata nuk pati ndonjë përpjekje për bashkim, madje shumë syresh arsyetonin se ishte më mirë të fitonte edhe një herë Edi Rama, pasi një fitore e tij, duke hequr qafe këtë opozitë, do t’u hapte rrugën pikërisht atyre që premtojnë të përmbysin bashkë me Ramën, edhe sistemin oligarkik kriminal.

Sot, kur flasim për opozitarizmin paszgjedhor, i shoh të gjithë aktorët e sipërpërmendur të lëvizin në bordin e anijes në emër luftërash për pushtet brenda grupit, luftërash të grupeve me njëri-tjetrin, hedhjes së fajit te të tjerët; shoh dëshpërim, thërrmim, pazare me fitimtarët, takime me ambasadorë për t’i mbështetur ndaj kundërshtarëve, por nuk i shoh të ndajnë ndjenjën e përdhunimin që i shkaktuan këto zgjedhje të gjithë shqiptarëve dhe as të bëjnë një analizë serioze, komplekse, historike e vetëkritike të politikave “krimi ndjell krimin”, që na çuan te ky përdhunim i ri, se çfarë vërtetuan dhe çfarë përgënjeshtruan këto zgjedhje në raport me qëndrimet e tyre parazgjedhore, as se çfarë duhet të korrigjojnë dhe në cilin drejtim. Metaforikisht konstatoj një miopi – kopje e miopisë së fitimtarëve, – që nuk i le ta shohin nga jashtë bordit ku ndodhen gjendjen dhe trajektoren e anijes ku po lundrojmë të gjithë. E pra, të merresh me atë se kush do të ishte më i aftë për t’ia marrë drejtimin e anijes Edi Ramës pas katër vjetësh dhe jo me batimin dhe trajektoren e frikshme të saj nën peshën gjithnjë e më të rëndë të politikës “krimi ndjell krimin”, do të thotë të mos kuptosh asgjë ose të kuptosh, por të bësh sikur nuk kupton për shkak interesash meskine. Debati dhe projektet që duhen bërë sot në kampin opozitar nuk janë ata se çfarë duhet bërë për të marrë timonin e anijes pas katër vjetësh, por se çfarë duhet bërë ditë për ditë, duke filluar nga dje, për t’i rezistuar politikës “krimi ndjell krimin”. Vetëm kështu mund të evitohen dy rreziqe që i kanosen anijes në këtë lundrim anormal: mbytja e saj përfundimtare, ose kthimi i vitit famëkeq ‘97 kur një popull, që nuk u lejua t’i korrigjojë institucionet e pushtetit me votën dhe opozitën e tij, i korrigjoi ato me flakë.

Panorama

25 Comments

  1. Analogjia me vitin 1996 e per pasoje vitin 1997 nuk eshte e sakte. Situata eshte mijera here me keq

    se ne ato vite. Edhe ne vitin me te zi, ate te vitit 1997, edhe ne kulmin e vrasjeve e te armatosjes se

    popullsise kishte akoma shprese. Vertete njerzit vriteshin, por populli nuk ishte ndare ne kampe

    armiqesore, asnjera pale politike nuk mendonte e hartonte strategji per eleminimin e pales tjeter.

    Sot partia, qeveria, drejtesia, media , krimi jane nje e per pasoj ata kane ne dore pushtetin, ekonomine

    dhunen ,te drejtat, te mirat publike. Nuk ka asnje hapsire per opoziten, nuk ka asnje hapesire per

    popullin opozitar. ne ndryshim nga regjimet totalitare ku regjimi eshte me te gjithe dhe kunder te

    gjitheve, sot regjimi eshte i nje pjese te popullsise kunder pjeses tjeter, cka do te thote se nje reagim

    me force kunder regjimit do te thote perplasje me pjesen tjeter. Kurre me pare as ne regjimet komuniste

    e fashiste nuk ka pas nje plan kaq te detajuar per te kontrolluar e monitoruar sjelljen e mendimet e

    popullit opozitar si tani ku cdo personi i eshte vene nje spiun qe raporton tek partia. Kurre me pare

    nuk ka pasur nje plan dhe trategji per ta eleminuar opoziten dhe popullin opozitar si tani duke u

    mohuar te drejtat dhe duke u zvogluar hapsirat per mbijetese me qellim qe te largohen nga Shqiperia.

    Largimi i rreth 500 mije njerzve ne keto 8 vite rilindase e verteton kete. Kjo hemoragji e tmerrshme e

    popullit opozitar e ben edhe reagimin gjithenje e me anemik dhe partite e opozites gjithenje e me te

    dobta ndaj makinerise se stermadhe te rilindjes. Rama, rilindja e Ps jane te qarte ne qellimin e tyre,

    te spastrojne Shqiperine nga populli opozitar, vjedhja e zgjedhjeve eshte vetem njeri nga mjetet.

    1. Unë i kame neveri kët psedo analiste dhe kët pronare medjashe dhe njerzit që dalin në to se pse jane tradhtare të korruptume hajduta dhe të lidhur me krimin një lloje si politkanet …. Por une i them Fatose Lubonja p një gjë hiqnini nga PD dhe opozite njerzit e kqinje hajduta të dhunshem dhe te lidhure me kimin.. Por me krysorja hiqnini nga PD Sali Berishen Lulzim Bashen dhe ilir Meten .. Të vine një njeri ne kryte të PD edhe si Agron Shehaje që të jet i kulturume Jo rrugaçe Perdimore dhe jo i dhunshem që nser do votoje për PD dhe kundra Edi Rames .. Por per SA kohe te jene aty Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha Edi Rama fitone edhe nje 100 her po të perserite zgjedhjet.. 🇦🇱🇺🇸🇪🇺🇺🇸🇺🇸🇦🇱

    2. A c,na the.
      Sikur nuk e di populli kete.
      Po ama kur vidhen zgjedhjet.
      Jo kur thote Basha, zgjedhjet u vodhen
      Sepse populli e di shume mire se zgjedhjet nuk u vodhen.
      Po te ishin vjedhur, populli do te ishte ne rruge qe ne 25 ne mbremje.
      Populli nuk fryhet e pompohet per tu ngritur.
      Dhe mos e fyej popullin si popull qe shitet.
      Populli as blihet, as shitet.
      Por ai nuk voton kriminelet , hajdutet dhe vrasesit.

  2. Je nje Marksist i pandreqshem z.Ljubo,te ka ngele sahati te revolucioni i tetorit ne Rusi te udhehequr nga Lenini,ke ide ekstremiste fashistokomuniste…

  3. QKA THA KOL SALLAKU SKYPE CA DITE ME PARE,KAM FITUAR GJYQ ME LAPSI.al -TE GJITHE E TALLIN KOL SALLAKUN SE SI MASTUBON LIVE NE SKYPE,DHE KA SURRAT TE DAL NE TV PERSERI!!! thotë:

    ZOTI LUBONJA QKA MENDONI PER KOL SALLAKU SKYPE NJE ZAGAR QE MASTUBON LIVE NE SKYPE ,DHE PER YMER GELBAZA KELLIREN KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE SI BABAI I TIJ KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN ,DHE TANI ME SHUME E MBAJN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES SE SA NE GOJE TE TYRE

  4. YMER GELBAZA DUKET SE E KA KOKEN NE BOLE,DHE BOLET TE KOKA,SURRAT ME SHEMTUAR NU KA NE PLANET thotë:

    SHKELZEN BERISHA E PALLON KUR TI DO TRAPI ARMINA MEVLANIN,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA E SHIKON NE FACEBOOK DHE MASTUBON NE SHTRAT ME ALFRED PEZEN DHE ASTRIT PATOZIN

  5. Lubonja eshte gazetari dhe opoinionisti me i besuar ne opinionin publik sepse eshte i vetmi qe

    flet vetem nga pozicioni i interesit publik, dhe i vetmi qe i bie pa meshire ‘malit qe s’bezan” me

    ate grushtin e fjaleve te tij. Ai e din se “mali” hesht dhe ne heshtje qesh me grushtin e tij te vogel,

    por gjithashtu ai e din se shume grushta do te bejne nje grusht te fuqishem qe po ti bien mu ne

    zemer “malit qe s’bezan” do ta bejne ate te drishet dhe ne agoni te perdridhet si vigan i vrame

    Po ne nese nuk bejme te gjithe si Lubonja, ku, heu kur kemi me u qeshe, apo duhet ma pare te vdesim?

  6. YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ EDHE NJE DOSJE PER EDI RAMEN,KESAJ HERE SE ZAHO ESHTE OSE I BATON HAXHIUT OSE SPARTAK BRAHOS thotë:

    DUA TE JU PYET QKA MENDONI KUSH ESHTE MR SURRAT SHEMTUAR NE TROJET SHQIPTARE- 1 :YMER GELBAZA KELLIRA-2: FRROK CUPI-3:KOL SALLAKU SKYPE, APO CARLO BOLINO BOLJA

  7. O daku ,respekte per kejt analistat qy kshilluen upoziten qy t braktiste parlamentin dhe zgjedhjet lokale dhe t
    bonte revolucjoninn e tetorit m qershor. Vazhdoni me kshillat tueja se keni per ta mund ramen m 2029.

  8. Obobo, ca thua Lubonj!!
    U bere si Ilir Meta per llogari te Lum Bashes.
    Jane shabllone demode keto. Mund te pinin uje ne 97 por jo sot 2021. Mblidhe Toso se po rreshket ne anarki. Mos nxirr inate personale me pseudoanalize publike.

  9. Zoti Lubonja, nga te vetmit zera te lire, ne nje shkrim te vertete dhe te sakte. Flm.

    Dhe ti o Adush, mos bej sehir. Duhet te dalim me qindra dhe mijera, bashkimi ne protesta ben fuqine, ate s’ e perballon dot asnje regjim.

    Po ne presim te na e dhurojne amerikanet drejtesine. Ai popull qe nuk e fiton lirine dhe demokracine me perpjekje dhe sakrifica nuk e meriton ate.

  10. Shqiptaret nuk jane austriake, z. Fatos, jane soj i vecante. Pas 47 vite Diktature monstruoze, behen zgjedhjet ne 31 mars 1991 dhe votat shkojne per…Partine qe u ka shkordhyer pragun per 47 vjet!
    U desh qe Ram Alia te nxjerre ate Yll Bufin te thote “kemi edhe 6 dite buke” qe pas nje viti te votojne ndryshe.
    Sa pa nxjerre edhe Ram Petlla nje Yll Buf te perserise “Kemi edhe 6 dite buke”, ky popull shqiptar ashtu do rrije duke pritur si gjarperi nen gur se eshte i rrahur qe kelysh dhe e duron fukarallekun deri kur ti zbrese vete nga zverku.

  11. Lubonja vertet situata eshte teper e renduar por ye perserisesh nje 97 me duket pak ekstremizem.Po problemi eshte qe revolucionet jane produkt i te majteve marksiste gje qe e bene dhe ne 97.Pd si e djathte moderne uk mund ta beje.Protezta po por jo te ver flaken.Dhe gjithmone ajo i ka shmangur per te mos patur viktima.

  12. korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.Pd parti e djathte moderne e mbushur me komunista spiune te sigurimit secoli me pseudonime o Gimi i salihut dhe nje byrektor ekselent i byrektores se pd

  13. Jemin Gjana ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve brenda PD-së.

    Teksa i është drejtuar kamerave, në një moment ai ka nxjerrë çimçakizin nga goja dhe e ka ngjitur poshtë tavolinës.O fatos na fol pak per kete jemin e pd se ti e njeh mire

  14. Nese vendos Fatos Lubonjen dhe Andi Bushatin ne nje ishull te vetem, cfare ndodh? Do zihen se kush do i vere flaken i pari :).

  15. Ne, dua te them me se shumti ne Shqiptaret jemi popull Servil, Fuks dhe Dele te treja njekohesisht.

    Ka dhe nje 5% qe nuk eshte asnje nga keto te treja qe per mua jane krenaria e vetes-se tyre.

    Ca leshin thua o Lubonja? ky popull e ka henger gjith jetet e jeteve tullumin, Nje komb qe nuk ka pushtuar kurre nje komb tjeter e qe vetem i grabisin territorin ose han vet-veten.

    As mos ju drejto me , leri te … se jane me mire te …

  16. Ti ke të drejt të mos flasësh në këto momente, pasi çdo deklaratë do të përdoret në gjyq”.

    Berishët janë fiks në këtë pozitë. E vetmja mbrojtje dinjitoze e tyre, pas gjithë këtyre gjëmave që po u ndodhin, është të përdorin të drejtën e tyre për të heshtur Pasi sa më shumë flaisn, aq më shumë shtrëngohet laku dhe provojnë akuzat.

    Kështu ndodhi që nga dita kur ata u shpallën në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit , deri dje kur hynë në Listën e Zezë të Presidentit dhe u paralajmëruan për sanksione. Më tej Shqipëria mund të hap negociatat me Bashkimin Evropian dhe ky ndëshkim mund të konvertohet edhe aty dhe pastaj u mbetet të lëvizin nga Lalëzi në Gërdec dhe të drekojnë vetëm me Ilir Metën, për të cilin sot nuk ka denjuar askush të thotë një fjalë pro tij.

  17. një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

    Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken

  18. në librin tim “Misioni”, unë kam një mision, madje një mision hyjnor. Mua më ka marrë peng Zoti dhe veprimet e mija burojnë nga vullneti i Tij dhe nuk shprehin interesat e mia. Ky vullnet do të bëhet shpejt realitet dhe ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën më 25 prill, është fillimi i një makthi që do të përfundojë vetëm me rrëzimin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por unë ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe në kokën e baba Saliut se shpejt, shumë shpejt do të jem kryeministri juaj Shpellkare ndigjoni lulzime salih BBasha sa bukur ju flet dhe ju hani mut gjithe diten

  19. Liritè dhe tè drejtat po shtypen si asnjèherè nè vend tè tyre promovohet liritè dhe tè drejtat pèr shthurje seksuale tè drejtat e kafshève, tè abortit, divorcit, homoseksualève etj.Kjo nènkupton se errèsira po zbret nè botè dhe princi i errèsirès èshtè gati tè marrè pushtetin,ai do ti kufizojè liritè njerèzore si tè drejtèn pèr ushqim pèr familje pèr punè duke detyruar popullin tè pèrulet para tij dhe ta adhurojè atè .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu