• |
ide | kryesore

Sherr me grushte në Divjakë, 47-vjeçari nxjerr armën

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë vënë nën hetim nga policia pas një sherri mes tyre. Policia njofton se dy prej tyre kanë qëlluar me grushte një person ndërsa ai i ka kërcënuar me armë gjahu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë,

kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente, e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *