• |
ide | kryesore

U shemb pas kalimit të një mjeti të tonazhit të rëndë/ Nis rindërtimi i urës provizore në Darzezë të Fierit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ura që u shemb disa ditë më parë nga kalimi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka filluar rindërtimin sot. Kjo urë metalike po rindërtohet nga efektivët e njësive xheniere të Ushtrisë që thonë se ajo duhet të jetë gati për afro 2 ose 3 ditësh për kalimin e këmbësorëve dhe të mjeteve. Ura u shemb përpara katër ditësh pas kalimit të një mjeti që peshonte më tepër se 50 tonë. Kjo urë kishte kohë që ishte e amortizuar dhe ndonëse ishte premtuar ndërtimi i një të reje që prej 6 muajsh, nuk ishte përmbushur një gjë e tillë.

Nuk është hera e parë që kjo urë shkatërrohet dhe bie. Që pas ndërtimit, ka patur shumë kontestime për cilësinë e ndërtimit dhe gjendjen në të cilën ajo u katandis më pas, por nuk janë marrë asnjëherë masa paraprake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *