• |
ide | kryesore

Agron Shehaj për takimin me Juri Kim: Sulmet nga njerëz të Bashës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kryetari aktual po bën lojëra fjalësh me qëndrimet e tij ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Lidhur me komentet kritike që pasuan postimin e tij për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ai shprehet se ato janë bërë nga njerëz jashtë PD-së të kontraktuar nga kryetari Basha:

Zëri i Amerikës: Pas publikimit tuaj në Facebook mbi takimin me ambasadoren amerikane pati një valë kritikash në komentet mbi këtë takim. A i druheni një fryme antiamerikane në PD, pas vendimit ndaj zoti Berisha?

Agron Shehaj: Eshtë e sigurtë që siç thashë, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit ka lënduar shumë demokratë. Dhe isha i vetdijshëm se bërja publike e atij takimi, do të kishte reagime. Isha i vetdijshëm për këtë. Por vendimet politike që unë marr, nuk shohin vetëm efektet e menjëhershme, pavarësisht se ato mund të jenë negative për momentin. Por unë jam i bindur, se raporti i PD-së me SHBA-të duhet të jetë sa më i ngushtë. E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë veçse në krah të SHBA-ve.

Nuk besoj se në PD ka rrezik të ketë një frymë antiamerikane. Kur u shpreha para disa ditësh në një intervistë, kam folur për një grup individësh që nuk janë pjesë e PD-së, janë të jashtëm dhe janë të kontraktuar nga lideri i PD-së. Po flasim për individë jashtë PD-së. Dhe nuk kam folur kurrë që brenda PD-së ka ndonjë rrezik të ndonjë fryme antiamerikane



7 Comments

  1. Sot pashe nje interviste- injorant total qe nuk lidhte dot dy fjale, me jeq se Basha. Nuk bente as per hostes qoftoreje jo me per kreun e opozites..
    vidh e grabit o Ram bashke me Zamira dhe Tare

  2. Gone. Po te jesh i zgjuar. Ik me vrap nga ajo parti. Ajo parti po vete drejt fundit.
    Prit dhe disa muaj ta shohesh se si do shkrihet. Mos u merzit se nuk do fitosh. Fundia kujt i hyn ne pune dicka, qe nuk do egzistoj neser.

  3. Ore po nuk jane te Bashes jane te Pd.Sa dite kalojne duke pare deklaratet e te tre kandidateve me forcohet mendimi qe nuk kane asnje aftesi drejtuese e per me teper jane aty jo te ndertojne por te shkaterojne.

  4. Labet jane shqiptare.
    Nuk duhet te shkruajme kot pa lidhje.
    Jo Labi
    Jo ky
    Jo ai.
    Ripjellja e kurvit te gjate eshte gangrena dhe gjymtimi i te ardhmes se c’do shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *