• |
ide | kryesore

Berisha “non grata”, shpëtimi këtë herë nuk vjen nga Amerika

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



I braktisur de facto nga Lulzim Basha dhe partia e tij, Sali Berisha i është përveshur njërës prej atyre betejave që atë e ndjellin më shumë, pikërisht se ngjajnë krejtësisht të pamundura. Në atë që e konsideron si përpjekje për kthimin në vend të nderit dhe dinjitetit të nëpërkëmbur, ai ka angazhuar me sa duket lobistë përtej oqeanit, për të zbutur sadopak efektin e tmerrshëm të shpalljes non grata nga sekretari i shtetit, Antony Blinken.

Dhe në këtë luftë të madhe, ka arritur të hedhë disa hapa të vegjël.

Gjatë një ballafaqimi në komisionin e jashtëm të Kongresit, republikani, Lee Zeldin, me pyetjet që i bëri sekretarit të shtetit, tregoi se Blinken ishte shumë pak i informuar për atë çka kishte nënshkruar për Berishën. Ai madje premtoi transparencë për kongresmenët apo gazetarët, ndonëse departamenti që ai drejton ka refuzuar ta bëjë deri më tani këtë.

Shumë interesante qe edhe rrëshkitja dhe mosmarrja e përgjegjësisë nga Antony Blinken, lidhur me implikimin e multimiliaderit Xhorxh Soros në këtë vendim.  

Lexo me tej:

Kulisat/ Si po lobon Berisha në SHBA, kundër shpalljes non grata

Pra, pas këtyre miningjarjeve, po të ishe një militant i Berishës do të kishe më shumë argumenta për të besuar në një komplot apo padrejtësi që po i bëhet njeriut që udhëhoqi vendin pesë vite si president dhe tetë të tjerë si kryeministër. Mekanizmat që ai dhe njerëzit pranë tij kanë vënë në punë, po i japin disa fryte për të ngritur pikpyetjet e një konspiracioni. Po t’u shtosh këtyre edhe disa artikuj të botuar në media periferike amerikane, ku gjithmonë opozita shqiptare ka arritur të gjejë hapësira, iluzioni se e vërteta mund të rivendoset në vend bëhet edhe më i fortë për berishistët.

Por, në fakt, nuk është aspak kështu. 

Sepse, së pari, në betejën mes lobistëve të pushtetit dhe atyre që mbrojnë kundërshtarët e tij, fitorja e të parëve është e garantuar. Po të mendosh pastaj faktin se, regjimi i Ramës, me të ardhurat marramendëse që disponon dhe lidhjet personale që ai ka, kushtet janë pakrahasueshmërisht të pabarabarta, rezultati merret me mend lehtë.

Pra ndonëse arrin të prodhojë ndonjë lajm, ndonëse ia del të bëjë për vete ndonjë kongresmen apo senator, ndonëse grish për të menduar ata që duan ta bëjnë këtë me kokën e tyre, pa u përkulur përpara fermaneve të hiperfuqisë, Sali Berisha e ka të humbur këtë betejë. Ai zor se do ta shlyejë dot njollën që i vunë.

Por në këtë lojë, për publikun e gjerë, nuk është me interes as fati personal i liderit historik të PD-së, as nëpërkëmbja e nderit dhe dinjitetit të tij. Në këtë rast ato kanë peshën e çdo qytetari të thjeshtë, madje ndoshta edhe pak më të vogël, duke u nisur nga historia plot njolla e Berishës dhe nga postet që ai ka mbajtur.

Për ne, e rëndësishme është koha që u zgjodh për ta shpallur Berishën non grata dhe motivimi që e përligji këtë akt menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Të para në këtë këndvështrim, ato nuk janë asgjë më shumë sesa një mbështetje e hapur për regjimin e Edi Ramës. Një tentativë për të shuar çdo kundërshtim radikal ndaj vjedhjes së votës. Një politikë e qartë e privilegjimit të stabilokracisë në kurriz të demokracisë.

Ky pra është rezultati real i goditjes në këtë moment të Berishës, dobësimi edhe më tepër i një opozite që edhe kështu gjendet me një këmbë në varr.

Prandaj, ngazëllimet e vogla për pyetjet e ndonjë kongresmeni, apo duartroktijet për ndonjë shkrim në media periferike, nuk kanë asnjë vlerë. As fakti se Blinken doli bllof kur u përgjigj për Lee Zeldin, as ripërsëritja në Washington Times e tezës se Xhorxh Soros ka qenë i implikuar në këtë puç, nuk e zhbëjnë peshoren tashmë të përmbysur të ekuilibrave politikë. Ato mund të jenë një mehlem për të qetësuar krenarinë e cënuar dhe nderin e humbur të doktorit, por aspak një vaksinë “made in USA”, kundër virusit që po dërrmon demokracinë shqiptare. Sepse përkundër shumë bestytnive historike, ndoshta këtë herë, shpëtimin nuk do ta presim të vijë nga Amerika.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. EDI RAMA DUHET TE SHPALLET NON NGRATA NE SHQIPERI SE E AKUZOJ KRISTAQIN PER INCEST FAMILJAR-KETE JA PUBLIKOJ YMER GELBAZA KELLIRA-DHE QFAR BURRI ESHTE AI SI KOL SALLAKU SKYPE QE MASTUBON LIVE NE SKYPE thotë:

    ZOTI BUSHATI QKA MENDONI KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE SI KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN DHE JA BERI NJE VELLA ME SHUME EDIT DHE OLSIT,DHE TANI ME SHUME E MBAN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES SE SA NE GOJE TE TIJ

  2. KOL SALLAKU SKYPE DHE YMER GELBAZA KELLIRA DO TE MASTURBOJN LIVE NE SKYPE NE REAL STORY thotë:

    ORE ZOTI BUSHATI &SHKULLAKU KY KOL SALLAKU SKYPE QFAR GJYQI KA FITUAR ME LAPSI.al SE AT SURRAT TE SHEMTUAR KA GJASA EDHE TE GJOBITET PER PRISHJE PANORAME TE QYTETIT

  3. SHKELZEN BERISHA NE PLAZH ME ARMINA MEVLANIN -KURSE YMER GELBAZA KELLIRA DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK thotë:

    ZOTI BUSHATI QKA MENDON PER ZAGARIN E TREDHUR NGA BOLET YMER GELBAZA KELLIREN DO TE NGORDH ZAGARI DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK DHE TWITTER

  4. Eshte teper e sakt i gjithe shtjeliimi qe ti i bene ngjarjes z.Bushati , mjafton nje deduksion i ngjarjeve per te arritur ne nja perfundim te tille normal . Nje shprehje popullore thote : me mire 100 te fajshem jashte sesa nje i pafajshem ne burg . Ndersa ne kete rast une do thoja me mire te digjet nje gjysem i pafajshem por me kushtin qe te digjen te gjithe fajtoret e vertete pas tij . Te kuptohemi , Berisha nuk eshte puritan . Edhe ai i ka mekatet e tija por eshte shume larg te qenurit i korruptuar po ta krahasosh me keta super super te korruptuarit e sektit mavi . Si mund ti japesh Berishes “non grata” per korrupsion kur nuk ke denuar me pare kuçedren e korrupsionit , kampionin e korrupsionit , simbolin e babezise , te gjatin tone ? Si mund ti japesh Berishes “non grata” per korrupsion kur nuk ke denuar me pare kryemafiozin , hajdutin ordiner dhe simbolin e politikanit te korruptuar , simbolin e pastruesit te parave te pista te kastes se politikaneve “ezmerin” e gjirokastres ? Si mund ti japesh Berishes “non grata” per korrupsion kur nuk ke denuar me pare fytyren e vertete te korrupsionit dhe krimit Erion Veliajn ?
    Denojeni Berishen si te korruptuar , si diktator , si hajdut , si perdhunues , si grabites , po deshet denojeni edhe si shkaktar i vdekjes se Skenderbeut , por me pare denoni fajtoret e vertete denoni ata qe jane te korruptuariit e vertete , denoni ata qe jane simbol i korrupsionit ne kete vend , denoni ata qe krimin dhe korrupsionin e bene pjese te sistemit . Denoni ne radhe te pare “nonen” e korrupsionit Edi Ramen , denoni pastruesin e parave Arben Ahmetajn , denoni ate qe korrupsionin e futi ne sistem Erion Veliajn , denoni idiotin apo strucin Alfred Pezen , denoni garderobisten Elisa Spiropalin , denoni thengjillin e mbulluar Anila Demajn , denoni ……..denoni ……… denoini te gjithe politikanet super te korruptuar , denojeni te gjithe kasten drejtuese mavi me pare dhe e keni hallall edhe denimin e Berishes . Denojini te korruptuarit e vertete dhe e keni hallalll edhe denimin e Berishes me çfardo motivi qe ju deshironi . Denojini keto kerma , kete kancer qe ka kapur per fyti kete komb te shumevuajtur dhe nuk e lene te eci perpara , beni nje spastrim radikal te politikes nese doni ti vini me tere mend pikat mbi “i” . Bejeni per hater te Shqiptareve dhe Shiperise . Tung

    1. Edhe ti, komentues xxxx, dhe Bushati e ca te tjere si puna e tij, keni opinione. Amerikanet kane fakte !

      Ju mund te flisni per pershtypjet tuaja per korrupsionin e madh te njerit apo me te vogel te tjetrit. Amerikani merr vendime mbi faktet qe mbledh (dhe ai ka kapacitetin te mbledhe informacion shume me teper nga c’kujton ti).

      Ketu nuk behet fjale per vickla oportuniste te Departamentit te Shtetit – jo po mbeshtet tani Ramen, jo po influencon Bashen e idjotesira te tjera provincialesh, qe kujtojne se maja e bajges ne te cilen jetojne eshte qendra e botes. Keto nuk jane rezultate lobimi – jo po lobisti i njerit e ka me te madh se ai i tjetrit.

      Per fatin tone, amerikanet kane interes qe qeverisja te vihet ne shina ne kete cep te botes. Ky interes shprehet me angazhimin e forte per reformimin e drejtesise, per identifikimin dhe shpalljen e emrave per te cilet ata kane fakte te mjaftueshme dhe (me urdhrin ekzekutiv te mbremshem) konfiskimin e pasurive te te korruptuarve qe jane gati te destabilizojne dhe sistemin per t’i shpetuar denimit. Presioni dhe mbeshtetja mbi sistemin i sapo ngritur te drejtesise, qe ai te veproje, do te vije mesiguri me pas (ne fakt ka filluar).

      Sot, ne kete liste jane Berishet, pas disa muajsh mund te futen Metat e ca me vone pse jo dhe Ramat. Emrat nuk kane rendesi. Rendesi ka principi. Nderkohe ju vazhdoni muhabetet siper bajges..

  5. Plaku i hekurt SALI BERISHA,do te vazhdoje te jete nji politikan ne “full speed”,brenda ne parlamentin Shqiptar deri sa t’i dale fryma e fundit.
    Edvin Paulina Bilali Rama,vetem se e ka motivu'(i’a ka mbushe serbatorin me benzine) Plakun e Hekurt per t’a vazhdu’ deri n’fund luften kunder social-komunisteve te ridhjerjes.
    Behuni te sigurte per kete!!!
    Te rroni dhe t’a shikoni!

  6. Hera e pare qe nje Sekretar Shteti vihet ne pyetje nga nje Kongresmen per arsyet e shpalljes ‘non grata’ te dikujt!
    Nese ju Andi Bushati dini rast tjeter na e thoni. Sekretari Shtetit u pa qarte se u vu ne veshtiresi nga debati me Kongresmenin.

  7. “Shpetimi vjen nga brenda”. Keshtu me sa kuptova. Jo. Nuk jam dakort. Aspak. Ne jemi nje vend i vogel. Nqs nuk kemi ndihmen e te medhenjve veshtire se do kullundrisim gje. A e mbani mend kohen e qoftelargut? Askush nuk guxonte, gati asgje. Por une e shoh akoma me keq kete situate. Administrata amerikane e ka bere te qarte se zgjedhjet qene mjaft te mira. Kjo Lenka Cuko e rr. Elbasanit flet kot per denimin e krimeve zgjedhore. Kjo te jep pershtypjen e nje qerreje me rrota qe notojne ne vaj ulliri “extra vergine”. Prandaj mjere ne. Edhe 50 vjet te tjera na presin me kete te semure mendor qe kemi si kryeminister, apo me “velinat” e tij. Ju z. Bushati keni qene per nje rruge te ashper. Edhe une, megjithese jam 61 vjec. Por nga kush te presesh? Nga Luli? Jo! Une jo! Nga Berisha? Po! Ai po! Por a ia vlen? Une jam votues i PD. Por nuk jam dakort qe Berisha te rikthehet. Prandaj nuk shpresoj per shpetim sic e kerkon ti. Po, ka nje shprese te vaket. Sikur Berisha te denohej, do te ishte rasti i pare i denimit te kundershtarit per korrupsion. Kjo automatikisht do te sillte denimin e te semurit mendor me te rene nga fiku. Por kjo eshte utopi. Keta i ruhen denimit te kundershtarit si djalli temjanit. Prandaj shpetimin shqiptaret e gjejne gjetke. Ikin nga syte- kembet. Nga te munden.

  8. Blinkeni,do dale me vone,si puna e Dollit(mund t’a kem gabim emerin?),qe kur u hodh poshte problemi i ndarjes se Kosoves,deklaroi se e dinte kete fakt,prej propozimit te treshes Thaci-Vucic -Rama,nderkohe,qe tre te paret,e mohonin.

  9. Nje llogari e thjeshte, ne 30 vite pluralizem politik Sali Berisha ka qene ne pushtet per plot 9 (2005 deri ne 2013) + 5 (1991 deri ne 1997)= 14 vite. Dmth pak me pak se gjysma.e 30 vjecarit. Per gjendjen ku eshte Shqiperia sot ai ka te pakten 50% te fajit.

  10. Saliu ka ngelur me Jemin Gjanen,s’ka asnje shok,i hoqi ,i rrahu,i vrau te gjithe.Nuk ka asnje shok ….
    Askush nuk e beson,biles edhe Meta qe mbahet si me hajdut betohet mbi thesar se Berisha ka dy filma qe Hollivudi ka bere per te.
    Jemi ne pritje te ndonje filmi te ri per Meten dhe Moniqen.

    1. Qenkan bere dy filma ne per Berishen por te pakten i kemi mbaruar se pari. Po per serialin Narcos versioni shqiptar qe vazhdojme e shohim e jetojme perdite qe nga 2013, ketu e 8 vjet c’mund te thuash?

      Shikim e perjetim te kendshem o baxhell.

  11. Ajo qe ndodhi dje me sekretarin e shtetit ishte fitore jo e vogel duke pas parasysh qe kjo eshte beteje qe luhet kryesisht ne nivel simbolik. Pertej shpagimit te Berishes, ajo qe tha Blinken referuar Sorosit dje eshte shkaterruese per imazhin e departamentin e shtetit dhe ate personalisht ( ne rastin me te mire i bie qe drejton nje departament per te cilin nuk eshte i sigurte ne eshte apo jo nen kontrollin e tij). Shkoi per te vene vetulla dhe nxorri syte. Tani cdo teori lokale, rajonale konspiracioni qe ambasadoret jane vegla dhe perfaqesojne Sorosin mori nje konfirmim te fuqishem. Nje autogol qe do ndikoje politiken e jashtme amerikane shume pertej hallit te Saliut. Ndoshta Blinken nuk e quan problem punen e Sorosit sepse eshte ndjekes i nenshtruar i te njejtave ideve. Problemi eshte qe ato jane ide qe ne kete rajon apo per cdo mendje normale ngjajne si invazion alien, si rrugetim drejt distopise se shoqerise me te mbyllur qe eshte konceptuar qe prej Hitlerit.

  12. ORE KY Y GELBAZA KELLIRA PSE NUK PO FLET SE I CILI ISHTE ME I FORT NE KREVAT EDI RAMA APO KRISTAQ RAMA thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE SHKULLAKU QKA MENDONI PER NJE BURRE SI KOL SALLAKU SKYPE QE MASTUBON LIVE NE SKYPE DHE PER YMER GELBAZA KELLIREN QE DO TE NGORDH SI ZAGAR DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK

  13. avokati nga Franca do t’i sjellë përgjigje, që gjykata nuk pranon t’ia marrë në shqyrtim kërkesën, dhe lobistët e tij në SHBA do lodhen duke thënë na lexoni publikisht dosjen, ndërkohë që sekretari i Shtetit do t’ua përsërisë se e kanë në dispozicion në zyrë.

    Më tej akoma, djalit të tij do t’i duhet të paguajë shumë shtrenjtë artikuj idiotë tek “55”-a e SHBA, për ta përkthyer pastaj tek “Syri”, që shtypi amerikan po mbron Berishën.

    Dhe e gjithë kjo do të jetë një dëshmi më shumë se familja e tij përdor para të zeza edhe për t’u mbrojtur nga akuza për para të zeza.

  14. O Bushat ti kerkon nga Basha dhe Pd te sillen si dikur Pp???Jo sepse nuk duhen shume llafe sepse Pd me ane te te Bashes e bene prononcimin po ashtu te gjithe figurat kryesore te Pd.Eshte problem i istitucioneve amerikane te zbardhin te verteten gje qe do ta bejne nje dite.Dhe ti bashke me shume te tjere keni dhene kontributin per kete non grata.Prandaj me e mira do te ishte qe te heshtni pa bere hamendesime jo Basha e jo Pd!!!

  15. korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

  16. Jemin Gjana ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve brenda PD-së.

    Teksa i është drejtuar kamerave, në një moment ai ka nxjerrë çimçakizin nga goja dhe e ka ngjitur poshtë tavolinës.

  17. Selia blu është bërë merak për Ilir Metën, që Lulzim Basha e akuzonte publikisht dikur si “tregat i Venedikut” dhe “kryetar i një SHPK-je”.

    Sot, PD e konsideron sulm antikushtetues të Parlamentit mbi Presidentin këtë votim

  18. Te dalesh dhe te shkruash sot kete argument,kur Presidenti Biden firmosi fundin e atyre ” qe synojne prekjen e kufijve te Ballkanit”,pra Edi Rames me shoke..do te thote te jesh minimalisht rrotë kari….
    Hë Bushat !?

  19. Ti ke të drejt të mos flasësh në këto momente, pasi çdo deklaratë do të përdoret në gjyq”.

    Berishët janë fiks në këtë pozitë. E vetmja mbrojtje dinjitoze e tyre, pas gjithë këtyre gjëmave që po u ndodhin, është të përdorin të drejtën e tyre për të heshtur Pasi sa më shumë flaisn, aq më shumë shtrëngohet laku dhe provojnë akuzat.

    Kështu ndodhi që nga dita kur ata u shpallën në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit , deri dje kur hynë në Listën e Zezë të Presidentit dhe u paralajmëruan për sanksione. Më tej Shqipëria mund të hap negociatat me Bashkimin Evropian dhe ky ndëshkim mund të konvertohet edhe aty dhe pastaj u mbetet të lëvizin nga Lalëzi në Gërdec dhe të drekojnë vetëm me Ilir Metën, për të cilin sot nuk ka denjuar askush të thotë një fjalë pro tij.

  20. Sali Berisha eshte lloji i species qe e ka lekuren me të trashe se sholla dhe turpi, jo e jo qe nuk e zë.
    , ky ideator e mbeshtetes i Republikes se dikurshme te Lazaratit gjate kohes kur ishte vete kryeminister, ka surrat dhe akuzon. Cfare ben? Ne Fejsbukun e tij, pret ketu dhe ngjit atje fjale te shkeputura te Rames.
    Ky ngrites kurthesh i policise dhe cfare policije? Te policise qe drejtontr ne kohen e tij si kryeminister. Dajti ishte djali i kuzhinjerit te Berishes dhe vete Berisha futi ne kurth policet e shtetit te drejtuar tij.
    Tjeter cfare eshte duke bere duke intriguar Fatos Nanon kunder Rames.
    Kujton se do funksionoje helmi i tij per te percare te majten.
    Kete ka bere edhe me Veriun dhe Jugun, eshte perpjekur qe ti perçaje.
    Kete ka bere me Shqiperine dhe Kosoven, eshte perpjekur ti ngaterroje. Pas 92-it solli ne Shqiperi ca kosovare aventuriere dhe kete e beri qe te krijonim pershtypje te keqe per te gjithe shqiptaret e Kosoves.

  21. një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

    Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *