• |
ide | kryesore

Autori i vrasjes në Peqin flet para policisë: 5 vite më parë më gërvishti makinën

-Instant, Lajme, Të fundit



Ngjarja e rëndë që tronditi Peqinin mëngjesin e sotëm ku një person u vra me armë zjarri duket të ketë pasur motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Autori i dyshuar i ngjarjes Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak se 5 vite më parë ky i fundit i ka gërvishtur makinën, dhe kjo ka sjellë një konflikt mes tyre që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.



5 Comments

  1. Jepni Talibane vrisni njeri tjetrin si të ishi miza qumshti neve na Ka mallkue Zoti i madhe me kët mentalitet Turk Otomane Talibane që Nga Jug në Veri njeri vret Gruane njeri vret Shokun njeri vret dhendrin njeri vret Motren njeri vet rivalin e ti Biznesmen për kukurence këto lloje vrase Veq ne Turqi irake Afghanistan Pakistan ndodhin .. Edhe pse me kët mentalitet Turk Otomane anti njerzore prape politikanet tone done me na bër edhe me Turqe që jemi

    1. Jam kurioz c’fare kulture njeh ti qe nuk di as te shkruash e jo me te shprehesh mendimin tend, por mund te te them se ata qe vriten rrugeve jane njelloj si ti ose me mire te themi, kane te njejten kulture dhe injorance me ty.

  2. E sheh qe je edhe mosmirenjohes?
    Ne vend qe te falenderosh per verejtjen, sulmon dhe ben krahasime.

    Megjithate komenti i dyte kishte permiresime te dukshme ne drejtshkrim.

  3. Ndaj Albanistani meriton nje lider si Paulini.
    Njerezit vriten e masakrohen sepse shteti e institucionet nuk eksistojne, ato jane ne sherbim te rilindasve e oligarkeve. Po e bejne kete vend Kolumbine e Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *