• |
ide | kryesore

Çështja ‘Tare’, në hetimin e Report, bën lëmsh Lazion: Radu mbrohet nga akuzat: “Nuk e kam diskretituar Muriqin”

-Instant, Sport



“Si pasojë e asaj që tha zoti Vincenzo Morabito gjatë transmetimit ‘Report’, transmetuar dje në mbrëmje në Rai 3, unë do të doja të hidhja poshtë me forcë pretendimet se do të kisha diskredituar vlerat futbollistike të shokut tim të skuadrës Vedat Muriqi”. Ky është reagimi i mbrojtësit Stefan Radu, publikuar në faqen zyrtare të Lazios. “Sjelljet e këtij lloji nuk më përkasin mua dhe përhapja publike e këtyre deklaratave dëmton rëndë personin tim”, komenton mbrojtësi bardhekaltër. “Për këtë arsye, po bëj të ditur se i kam dhënë një mandat avokatëve të mi për të mbrojtur imazhin tim profesional në të gjitha selitë e duhura”, shtoi ai.

Report me specialen “Shkëlqimi dhe mjerimi i zotërinjve të futbollit” ka vënë fokusin edhe në transferimin e Vedat Muriqit verën e kaluar. Sulmuesi kosovar përfundoi te Lacio për rekordin e 17.5 milionë euro, në të cilin marrin pjesë 4 ndërmjetës. Përveç menaxherit dhe avokatit të lojtarit, morën pjesë edhe menaxheri Qormemeti, i cili asiston pak lojtarë, por ka raporte të mira me Igli Taren dhe vëllezërit Gabriele dhe Valerio Giuffrida.

Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj. Shqipëria ishte një nga vendet, ku klanet ishin të interesuara të blinin një kompani bastesh e quajtur “Top Bast”, e cila kishte 400 salla aktive. Kompania ishte e regjistruar zyrtarisht në emër të Ermal Bajrami, por sipas Guarda di Finanza, nga investigimi i bërë, pas saj kishte persona të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *