• |
ide | kryesore

Goditet grupi që furnizonte me drogë ishullin e Mykonos, kreu i bandës ishte shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër personat e arrestuar të premten për trafikim të lëndëve narkotike në Mykonos, mes të cilëve edhe kreu i bandës me origjinë shqiptare kanë mohuar akuzat e ngritura nga grupi hetimor.

Ata thanë se nuk kanë asnjë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike duke shtuar se substancat e kapura nga policia i kishin përgatitur për përdorim vetjak. Avokati i dy prej të akuzuarve deklaroi gjatë dyerve të gjykatës se kanë besim te drejtësia për gjykimin e çështjes në mënyrë të paanshme. Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një shqiptar i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.

Sipas mediave greke ata shpërndanin lëndë narkotike në ishullin e të pasurve, Mykonos. Grupi ishte ndjekur prej disa muajsh me dron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *