• |
ide | kryesore

I heshtur në seancë, Gjykata e Shkodrës lë në burg 58-vjeçarin që vrau motrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fabian Vukaj, i cili vrau motrën e tij 58-vjeçare Diana Vukajn, u la në burg nga Gjykata e Shkallë s së Parë në Shkodër.

Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati mbrojtës Bruno Pepa, i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuar si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat, e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit. Vetë autori që mbajti për dy ditë trupin e motrës së vrarë në shtëpi u shfaq i heshtur dhe nuk ka pranuar të flasë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *