• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez i rikthehet sërish aktrimit

-Instant, Paparazzi, Slider

Këngëtarja Jennifer Lopez  ka zbuluar se do i rikthehet sërish aktrimit.


Jennifer ka treguar se  ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Netflixin lidhur me dy  projekte filmike:The Mother” dhe “The Cipher” bazuar në romanin e Isabel Ojeda Maldonado.:“Jam shumë e lumtur ta bëj publik bashkëpunimin tim të ri me Netflixin.Elaine, Benny dhe unë besojmë se nuk ka shtëpi më të mirë për ne, sesa një kompani e cila shquhet për krijimin e përmbajtjes, që synon ta sfidojë mencurinë konvencionale dhe të tregtojë drejtpërdrejt me miliona njerëz anembanë globit, të cilët nuk e shikojnë më artin dhe botën e showbizit me syrin kufizues sic ka ndodhur në të kaluarën”, u shpreh Lopez rreth këtij bashkëpunimi.Aktualishtkëngëtarja  po përgatitet për rolin në filmin “The Mother” ku do të luajë rolin e një vrasëse e rrezikshme, e cila për të mbrojtur vajzën e saj detyrohet të ushtrojë këtë profesion.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu