• |
ide | kryesore

Karma kthehet për Suedinë: kërkuar karantinën e Spanjës, tani Kulusevski pozitiv me Covid-19

-Instant, Sport



Pas spanjollit Sergi Busquets, një rast i ri i pozitivitetit ndaj koronavirusit godet Euro 2020 disa ditë nga fillimi i kampionatit europian. Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski ka rezultuar pozitiv me Covid. Lajmi u konfirmua nga trajneri i Suedisë Janne Andersson. “Nuk do të thërrasim një lojtar rezervë – shpjegoi ai – shpresojmë që Dejan të jetë në gjendje të kthehet në ekip pas ndeshjes kundër Spanjës”.

Suedia do të debutojë të hënën me 14 qershor kundër Furive të Kuqe dhe pasi kontestuan fort situatën e kombëtares spanjolle, për të cilën kërkonin karantinën 10 ditore, tani ndodhen në të njëjtën situatë me të besuarit e Luis Enrique. Karma kthehet, herët apo vonë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *