• |
ide | kryesore

Kthesa e qeverisë pas zgjedhjeve/ Pranon se Beketi i fitoi 108 milion euro (VIDEO)

Arkiva, Kryesore, Lajme

Gjatë fushatës për 25 Prillin, kur Zëri i Amerikës publikoi lajmin se Francesko Beketi i fitoi 108 milion euro në arbitrazh, strategjia që zgjodhi Rama me të tijtë ishte për ta shmangur këtë temë me justifikimet se “lufta nuk ka mbaruar ende”, apo se “nuk mund të tregohet strategjia me të cilën do të fitohej beteja ligjore në arbitrazh”.


Në debate apo intervista, ata u përbetuan publikisht se beteja vazhdonte, por strategjia për t’u ndjekur ishte sekret dhe nuk mund të thuhej publikisht. Pavarësisht dokumentave, pavarësisht zërit të ekspertëve apo mediave serioze që tregonin se kapriço e Ramës për mbylljen e Agon Channel do të na kushtonte 108 milion euro, mazhoranca mohonte gjithçka përmes batutave apo duke sulmuar mediat.


Ishte Arben Ahmetaj në Opinion në mars të vitit 2020 që thoshte se Bechetti “asnjë kokërr leku nuk do marri, asnjë kokërr leku, asnjë kokërr leku nuk do marri” (VIDEO KETU).

Ishte Rama që sulmonte austriaken Der Standart si një media skandaloze që bënte “fake news”, sepse gazetarët e saj raportuan se banka austriake dhe kompani energjetike në Austri kishin marrë një letër ku janë pyetur nëse kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë, sepse ato duhet të ngrinin.

“Është e pavërtetë që Becchetti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës” është botërore. Kalimi i lajmeve të rreme është problem global. Edhe Der Standard në këtë rast… nuk e di si ka ndodhur, apo ka qenë një mungese e verifikimit të fakteve” akuzonte Rama

Ishte Rama që bënte sikur e fshihte “asin nën mëngë” në përballjen në gjykatën e arbitrazhit, kur thoshte në Abcnews, se meqënëse beteja ligjore nuk kishte mbaruar, ai nuk kishte si të tregonte para gjithë publikut strategjinë që kishin menduar avokatët.

“Kjo nuk është një luftë e mbaruar. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq, është cështje e një lufte që po bëhet, ka plan alternativ dhe strategji, por nuk është luftë e mbaruar. Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet” thoshte ai ndërkohë që zgjedhjet afronin dhe ndërkohë që faktet tregonin të kundërtën, se Shqipëria kishte humbur në arbitrazh. (VIDEO KETU)

Të njëjtin qëndrim Rama e mbajti edhe në fushatën e 25 Prillit, sërish duke përsëritur se lufta me Beketin nuk kishte përfunduar dhe se italiani nuk do merrtë paratë e shqiptarëve.

Por tani që zgjedhjet kanë mbaruar, tani që socialistët e siguruan mandatin e tretë, tani që nuk rrezikojnë asnjë votë, duket se e kanë luksin t’i pranojnë ca të vërteta.

Prandaj sot, Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça, ndryshe nga çfarë kishin thënë eprorët e saj më përpara, pranoi për herë të parë se biznesmeni italian do të marrë 108 milion euro nga paratë e shqiptarëve, për faktin se qeveria vendosi t’ia mbyllë Agon Channel.

“Ky zotëri në procesin e katërt, pra nga një kërkim fillestar prej 1.2 miliard, të reduktuar në 630 e ca million euro gjatë procesit, arriti të përfitojë një shumë, të themi prej 108 milion euro e cila ndërkohë është një kërkim që ne dhe Republika e Shqipërisë dhe Avokatura e Shtetit në analizën e vet, e konsideron tërësisht të pabazuar” tha Muça, që megjithëse pranon humbjen, nuk e quan këtë një dështim duke marrë parasysh shumën e parave që kërkoi fillimisht biznesmeni italian.

Kthesa e qeverisë shqiptare mbi çështjen Beketi dhe 108 milion eurot e humbura, nuk sjellin asnjë fakt të panjohur më parë mbi përballjen gjyqësore. Humbja raportohej prej muajsh nga zëra seriozë të pak mediave dhe është dëshmuar më herët nga dokumentat e çështjes.

Deklarata e avokates së shtetit Enkeljeda Muça sot mund të shërbejë si provë, se përmes një propagande të fuqishme në media, edhe një skandal i përmasave të tilla kalon me “shpërthim të kontrolluar” dhe mes gënjeshtrash të përkohshme, merr përmasat e një shashke në opinionin publik./Lapsi.al

16 Comments

  1. Titull per gomeret.

    Po te gjithe e dine dhe Rame vete e ka pranuar qe gjykata e ka denuar shqiperine me 108 miojn euro.. Por Rama pretendon se keto euro nuk do paguhen.
    Nga e nxorri lapsi kete konkluzjon qe ‘ e pranojne qe keto euro do paguehn ‘ .. Kjo avokatja e popullit , e thote qarte qe ”’ ai eshte ne kerkim ” ..
    Aaaa lapsi , lapsiiii.. nuk hoqet dore nga manipulimet juu.. lerini njerzit ta degjojne vete intervisten e kesaj avokates dhe i nxjerrin vete konkluzjonet.. Nuk kane nevoj lexuesit per ‘ interpretimin ‘ tuaj.

    1. ore ti bytheshqyer i militanteve, e kupton demin qe i ka sjelle Shqiperise ky i marre?! apo mundohesh te lepish sa te mundesh

  2. avokati nga Franca do t’i sjellë përgjigje, që gjykata nuk pranon t’ia marrë në shqyrtim kërkesën, dhe lobistët e tij në SHBA do lodhen duke thënë na lexoni publikisht dosjen, ndërkohë që sekretari i Shtetit do t’ua përsërisë se e kanë në dispozicion në zyrë.

    Më tej akoma, djalit të tij do t’i duhet të paguajë shumë shtrenjtë artikuj idiotë tek “55”-a e SHBA, për ta përkthyer pastaj tek “Syri”, që shtypi amerikan po mbron Berishën.

    Dhe e gjithë kjo do të jetë një dëshmi më shumë se familja e tij përdor para të zeza edhe për t’u mbrojtur nga akuza për para të zeza.

  3. Me gomar se ti nuk pjell mushka. Vete thua qe ke Rama e ka pranuar qe gjykata e ka denuar Shqiperine me 108 milione eruo, por ti e beson qe meqe Rama ka thene sdo ti paguaj, dhe sdo paguhen:) hahahhahaa.

    O gomar peqini, do i paguaj Paulini se eshte vendim gjykate nderkombetare. Gjithsesi, ti e ke nje te drejte megjithese je gomar, qe Ramazani nuk do i paguaj nga xhepi i tij:) por nga xhepi jot , i imi dhe i te gjithe shqiptareve o gomar patronazhist.

  4. Po kjo zonje mavi pse i ben keto krahasime?
    Per ta quajtur fitore? Shuma eshte trajtuar deri tek 240 milion. Te tjera we nxjerr kjo baxhelle jane turpe .
    Gruevski per 600mije euro mori arratine.
    Opozita te veje drejtesi per kete kaq te madh.
    Sa here qe ka tubime dhe skandale zorro largohet ose fshihet.
    Demi eshte personal dhe te paguhet po ashtu.

  5. Si mund te kete ende shqiptare trushplare qe i besojne ketij mashtruesi.

    Nje popull injorant eshte nje instrument i verber i shkaterrimit te tij. Shihni ku ka perfunduar Shqiperia.

  6. korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

  7. thjesht tani qe vodhi zgjedhjet me leket e buxhetit te popullit do e pranoj ate qe dihet se do i paguaj populli i varfer, cdo dit e me i varfer….

  8. Shqipetareve po u dhjet ne fyt ky bythqiri km dhe ka komente akoma qe i thone perse spo i dhjesni gjith familjes mo💩💩🙈

  9. Tallin trapin Paulini e Ben Ahmetaj me kete popull.
    Ku eshte Ahmetaj tani, pse nuk e mohon perseri? Ahmetaj e ka vendin ne burg perjete si i perfshire ne te gjitha pazaret, koncencsionet, privatizimet e bankave, rindertimet pas termeteve, e gjithcka qe i eshte vjedhur keti vendi keto 8 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu