• |
ide | kryesore

Kulisat/ Si po lobon Berisha në SHBA, kundër shpalljes non grata

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sali Berisha ka vendosur të mos qëndrojë duar kryq ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit për ta shpallur atë dhe familjarët e tij non grata në SHBA. Meqënëse sikurse ka deklaruar vetë ai, është i bindur se ky vendim ka ardhur si pasojë e lobingut të organizuar përmes Ramës dhe Xhorxh Sorosit, lideri historik i PD-së po kërkon të përgjigjet me anti lobing dhe me aktivizimin e njohjeve të vjetra nga koha e gjatë e qëndrimit në pushtet.

Shumëkush ka mbetur i befasuar të hënën kur ka parë kongresmenin republikan të New York, Lee Zeldin të shfrytëzojë një mbledhje të Komisionit të Jashtëm të Kongresit ku duhej të diskutohej për buxhetin e Departamentit të Shtetit, që t’i kërkonte Antony Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës.

Natyrisht që, ashtu sikurse shihet edhe ne linkun poshtë, Sekretari i Shtetit ka mbetur pa tekst duke treguar se nuk ishte në dijeni të dosjes Berisha që me siguri është përgatitur prej vartësve të tij.

Lexo me tej:

Kongresmeni amerikan e pyet per Berishën/ Shikoni si përgjigjet Antony Blinken

Por këtu e rëndësishme nuk është fakti që Blinken nuk ishte në djeni, por fakti që një kongresmen amerikan u detyrua të shfrytëzojë një seancë atipike për të bërë pyetje edhe më atipike.

Se përse shërbente kjo, tashmë është e qartë. Ditën e sotme një media e Washingtonit, ku dalin shpesh artikuj që i interesojnë opozitës shqiptare, e komentoi dialogun e kongresmenit  republikan të New York, Lee Zeldin me Sekretarin e Shtetit. Washington Times e quajti Berishën një mik të administratave Bush dhe pretendoi se për faktet që ai akuzohet mungojnë provat. Edhe pak ditë më parë, ajo i kishte marrë një intervistë Berishës ndërsa dje shkruante:“Ky debat u hap afërsisht një javë pasi Z. Berisha, një njeri me kohë të gjatë i qendrës së djathtë i skenës politike post-komuniste të Shqipërisë, i tha Washington Times në një intervistë se ai besonte se Departamenti i Shtetit ka “zero prova” për të mbështetur pretendimet kundër tij.

“Është bindja ime e thellë që kjo deklaratë kundër meje është mbështetur tërësisht në keqinformim që z. Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi që përfshin [Kryeministrin aktual shqiptar] Edi Rama dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë”, tha për The Times z. Berisha në fund të majit. “Ata nuk kanë prova. Aspak. Nëse ata do të deklaronin një të vetme, unë do të isha shumë mirënjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, e jo manipulim apo shpifje ”. 

The Washington Times: Presioni ndaj Blinken mbi dyshimet e lidhjeve të Sorosit për shpalljen non grata të Berishës

Gjithashtu Washington Times pretendon se ka intervistuar edhe një zyrtar amerikan për euro azinë i cili ka mbetur i befasuar nga procedura që është ndjekur për shpalljen non grata të Sali Berishës.  “Një ish zyrtar i lartë i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti, vuri pikëpyetje ndaj dëshmisë së sekretarit të shtetit.

“Mënyra me të cilën ai tregoi se u mor ky vendim nuk është e qartë,” tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër në këtë artikull sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje.

“Ky pretendim kundër z. Berisha që z. Blinken shpalli, i befasoi të gjithë në zyrën evropiane”, tha zyrtari për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

“Nëse procesi që përshkroi z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky përpara se të bëhej publik,” tha zyrtari. “Por këto pretendime erdhën nga lart poshtë, jo nga poshtë lart”.

Gazeta është marrë gjithashtu edhe me pretendimin e Blinken se kush do më shumë informacion për këtë çështje duhet t’i drejtohet Deparatamentit të Shtetit. Por ajo pretendon se e ka kërkuar këtë dhe nuk ka marrë përgjigje. “Z. Blinken, ndërkohë, e orientoi z. Zeldin në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative dhe anëtarët e medias në Zyrën e Zëdhënësit.

Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

“Unë mendoj se sigurisht, çdokush nga media mund të bëjë pyetjen, për shembull, në informimet që bëjmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit dhe të marrim çfarëdo informacioni që është në dispozicion të publikut”, tha ai.

Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha kur u pyet nga The Times përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar”, shkruan Washington Times.

Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA

Pra nuk ka më dyshime se edhe Berisha ka filluar lobingun e strategjisë së tij mbrojtëse. Menjëherë pasi ai dhe familja u shpallën non grata, Berisha u lidh me mikun e tij të ngushtë ambasadorin Jean Paul Carteron, ish presidentin e forumit të Cras Montana, për ta pyetur se si duhej të vepronte.

Kush është avokati francez i Berishës që do mbrojë akuzën kundër Antony Blinken

Ai i sugjeroi avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne për të hapur një gjyq për shpifje në gjykatën korreksionale të Parisit. Tani ofensiva është shpërngulur edhe në Washington. 

©Lapsi.al

Kush është avokati francez i Berishës që do mbrojë akuzën kundër Antony Blinken



18 Comments

  1. edhe pak e do jeni ju te lapsit qe do vraponi duke bertit qe Berisha eshte i pafajshem e ia kan vene “damken” kot si te korruptuar kur nderkohe ne te gjith i njohim bemat e Berishes e te gjth atyre qe e rrethojne

    1. Po Saliu dhe Shkelzeni ku i marrin gjith këta Lek për të pague Avukate 10 mi ero Oren me të shtrejtit në bote dhe me ba lobime??? thotë:

      Po normalishte që do lubone me miljonat e evrove që ai dhe familja e ti mafjoze i Kane vjedhur Shqiptarve.. Sali Berisha munde të lubone me ndojë Gongres men Sanatore dhe munde të bëje shkrime por një gjë eshte sigurte kurre politiken Ameriken atë të mbreshme dhe te jashtme nuk munde e levizse as nje Mili me para dhe lobime po qe nuk Jane ne interesate e popullit Ameriken dhe politikes së tyre.. Sali Berisha ku i merre gjitha keto pare për të lubue dhe për të pague Avukate 10 mi ero Oren?? Edhe Shkelzen Berisha Pak kohe me pare harxhoje miljona dollare për të paditur Reviztat Ameriken për shpije ku i marrin këta njerze këta Lek???

      1. Pyet Ramen se ku i gjen leket Berisha, mer lum miku! Ai i di me mire keto pune. Harroni shpejt juve ngjyre vjollce.

      2. Lubone lubone lubone, a te lubonsha robt mer Enverist. Po Ramazoni, qe po te shkerdhen robt nonstop keto 8 vjet, Saliu ta ka fajin?

    1. ah rrote kari, ju qi Berisha trute prej kohesh. O kar me zile ka ndonje gje qe ka thene Berisha “me duart e pastra” qe si beson?

  2. Washington Times nuk eshte gazete e opozites sepse eshte themeluar kur PD-ja as nuk ekzistonte. Edhe pse nuk eshte Washington Post, nuk eshte fletushke por gazete me ndikim ne shume qarqe. Nje nga redaktoret p.sh., Charles Hurt, eshte pothuajse i perhershem ne emisionet me te ndjekura te FOX-it dhe njeri me lidhje te forta me Trump-in. Berisha i intereson sepse ata jane te atashuar kunder Sorosit dhe Berisha me te drejte e luajti ate karte. Opozita thote gjera qe i interesojne gazetes dhe jo e kunderta. Thene kjo, ishte e pabesueshme sesi sekretari shtetit dje nuk pati guxim te perjashtoje ndikimin e Sorosit tek ky vendim. Nuk e beri sepse te genjesh kongresin eshte me pasoja. Me ate rast ja beri te qarte edhe atyre qe nuk e besonin se ky eshte vendim i kushos se Blinken, George Sorosit.

    1. Ke harruar pa dhene edhe nje arsye tjeter qe tashme te gjitha gazetat amerikane kane fobine se Saliu mund t’i perdore ato per te fshire bythen si kreshnik vici dolian nga vjen.

  3. Ato qe nuk e besojne qe SHBA merr vendime te politikes se jashtme bazuar ne interesa familjare te degjojne sesi Biden pranon publikisht sesi ushtroi presion kaubojsi per shkarkimin e prokurorit te Ukrahines per te shpetuar kompanine ku pasurohej i biri.

  4. Paskan mbetur te befasuar?!?
    U befasuan nga blinken por me shume, si gjithmone, nga vete berisha, qe te nesermen e lajmit. Departamenti te paraqese fakte, sepse nqs nuk i ka, i bie qe ka shkelur te drejtat e njeriut. Artikulli i lapsit me kaq nenvizime pa fakte konkrete duket si ato opinionet e ojf-ve te sorosit, si duket u ka mbetur ndonje hale ne fyt….

  5. Kenge nga festivals folklorik I Gjirofarmes .Qim Cen Jong Dongu me edvere u takuan dhe nje here dhe e dhjene si perhere oiiii oiiiiiiiii

  6. Pse çfarë kujtuat ju të lapsit që s’u mori vesh njeri me kë jeni. Ai do rrinte duar kryq. Në fakt, ai s’po lobim por po çrrënjosur një diçka që duhet të kishte ndodhur. A ka me te korruptuar se ky që është, por falë lobingjeve i’a del të rrijë aty ku është. Nuk e shikoni ju se ne OKB voton kundra nismave të ShBAs dhe nga ana tjetër e ka fjollë. Si thotë populli kush i bën gropës tjetrit bie vetë brenda. Është krim i madh të gënjesh ata.

  7. Nje shprehje popullore thote : me mire 100 te fajshem jashte sesa nje i pafajshem ne burg . Ndersa ne kete rast une do thoja me mire te digjet nje i pafajshem , nje gjysem i pafajshem apo edhe nje fajtor qofte por me kushtin qe pas tij te digjen te gjithe fajtoret e vertete . Te kuptohemi , Berisha nuk eshte puritan . Edhe ai i ka mekatet e tija por eshte shume larg te qenurit i korruptuar po ta krahasosh me kasten e sotme te politikaneve dhe sidomos me keta super super te korruptuarit e sektit mavi . Si mund ti japesh Berishes “non grata” per korrupsion kur nuk ke denuar me pare kuçedren e korrupsionit , kampionin e korrupsionit , simbolin e babezise , te gjatin tone ? Si mund ti japesh Berishes “non grata” per korrupsion kur nuk ke denuar me pare kryemafiozin , hajdutin ordiner dhe simbolin e politikanit te korruptuar , simbolin e pastruesit te parave te pista te kastes se politikaneve “ezmerin” e gjirokastres ? Si mund ti japesh Berishes “non grata” per korrupsion kur nuk ke denuar me pare fytyren e vertete te korrupsionit dhe krimit Erion Veliajn ?
    Denojeni Berishen si te korruptuar , si diktator , si hajdut , si perdhunues , si grabites , po deshet denojeni edhe si shkaktar i vdekjes se Skenderbeut , por me pare denoni fajtoret e vertete denoni ata qe jane te korruptuariit e vertete , denoni ata qe jane simbol i korrupsionit ne kete vend , denoni ata qe krimin dhe korrupsionin e bene pjese te sistemit . Denoni ne radhe te pare “nonen” e korrupsionit Edi Ramen , denoni pastruesin e parave Arben Ahmetajn , denoni ate qe korrupsionin e futi ne sistem Erion Veliajn , denoni idiotin apo strucin Alfred Pezen , denoni garderobisten Elisa Spiropalin , denoni thengjillin e mbulluar Anila Demajn , denoni ……..denoni ……… denoini te gjithe politikanet super te korruptuar , denojeni te gjithe kasten drejtuese mavi me pare dhe e keni hallall edhe denimin e Berishes . Denojini te korruptuarit e vertete dhe e keni hallalll edhe denimin e Berishes me çfardo motivi qe ju deshironi . Denojini keto kerma , kete kancer qe ka kapur per fyti kete komb te shumevuajtur dhe nuk e lene te eci perpara , beni nje spastrim radikal te politikes nese doni ti vini me tere mend pikat mbi “i” . Bejeni per hater te Shqiptareve dhe Shiperise . Tung

  8. bushati po flet me zhele te rames ne goj.ky komunist stalini si edvini ter diten merret me pd e ,bashen e berishen sepse gjuhen e ka zhele te ruqit e rames mbush,si ter krymbat tjer qe e votuan qelbesiren numer nje ne bot kristaqis edvinin.

  9. Bushati i bie opozites kur nuk duhet,do te duket i pavarur.

    Sot e vertetoi qe vetem i pavarur nuk eshte.

    Berisha ka miq ne SHBA dhe nese po lobon nepermjet tyre,po ben shume mire.Nuk po kerkojne ti japin vizen,po kerkojne thjesht provat per vendimin e marre.

    Por Bushati do tja heqe dhe kete te drejte.

  10. ne dac te loboje ne dac te skopjoje, maloku vucidolit do shkoje per lesh kari, do perballet me ligjin dhe USA nuk kthen fjalen mbrapsht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *