• |
ide | kryesore

Kuvendi vendos nesër shkarkimin, zbulohet lëvizja e Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të mërkurën Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Për të larguar Ilir Metën nga Presidenca duhen 94 vota jtë cilat duket se do t’i plotësojë me atë që njihet si “opozita parlamentare”.
Seanca parashikon 3 orë debat dhe më pas votimin e fshehtë, jo me elektronikë, por me kuti.

ABC raporton se Kuvendi i ka kërkuar Presidentit që të jetë i pranishëm në seancën e së mërkurës, por kreu i shtetit nuk ka pranuar duke e cilësuar “një gjyq publik pa të drejtë fjale dhe vetëm për të qëndruar për të dëgjuar”.

Meta akuzohet nga socialistët për ashpërsimin e klimës parazgjedhore, konfliktin me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe braktisjen e rolit të simbolit të unitetit kombëtar, mbi palët duke bërë fushatë për opozitën kundër qeverisë.

Nëse Kuvendi nesër miraton shkarkimin, Ilir Meta do të vazhdojë të jetë kryetari i shtetit pasi vendimin final e merr gjykata Kushtetuese. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Koka ben e koka peson o Like. I ke dhene gjithe jeten oksigjen Ramazonit dhe ja ku erdhi dita te ta shperbleje. Si duket eksperienca dhe djallezia nuk te shpetuan dot nga ligesia e tij qe ka kaq kohe qe po e pret kete dite

    1. Shpresoj që neser kuvendi ta shkarkone kët hajdute dhe mbase andej edhe gjykata Kushtetute ta konfirmone … Shpresoj shume se Shqiprija të bën perpara me ndihmen e Amerikes dhe te madhit Joe Bande si Një mik i vertete i Shqiptarve.. Këta maskaren kane 30 vite qe tallen me popullin Shqiptare ??????????????

      1. Ore Shqiptare nqs je … nuk ka nuk behet drejtesi me ndjenja …por me ligj e moral etike ke fakte ok, nuk ke i lumte edhe Mortaja eshte “mjaft ” shoqeria Fabjan jo Presidenti —atehere nqs jeni burra beni Referendum por jo se i teket Sorres … Po kur Akademia juaj e nxorri gjuhen shqipe 7% cfare pret nga nje popull Enverist shqiptari shet shqiptarin per idelogji e fe …per 30vite Albanien ka arritur shume se nga 45 deri me 92 ka qene nja minus -30 vite ferre e gjak ….

  2. Meta mund te meritoje cdo gje per cfare ka bere, por te votoje per shkarkimin e tij Kujtim Gjuzi qe ka marre gjithesej 3 vota ne rang kombetar, Murrizi qe ne total ka me pak se nje mije vota, apo edhe Palla, Spiropalla dhe Ramzani qe i kane punuar qindin shqiptareve duket tallja me e madhe qe i behet ketij populli. Lere pastaj akuzat. Na ka prishur marredhenjet me USA dhe kujt pa, antiamerikaneve me te medhenj ne glob. Mjafton te kujtosh qe pjese e partise qe po shkarkon presidentin eshte edhe deputetja qe deklaroi se diktatura ka patur me shume te mira se te keqija, apo edhe shurranjosi qe ka denuar njerez sepse degjonin VOA, qe te kuptosh se sa paradoksale eshte situata. Ngjason shume me shpalljen poliagjent te ish-kryeministrit Shehu. Qershi mbi torte e akuzave qe i behen presidentit, eshte ajo qe ka fyer kryetarin e bashkise Tirane duke e quajtur palaco. Ne fakt ketu kane njefare te drejte sepse fjala palaco nuk i pershtatet lalit. Lali Eri ta kishte per nder te ishte palaco, apo qofte edhe zdroms sic i pelqen atij te quaje te tjeret. Lali Eri ka kaq shume veti negative, saqe puna me e paster qe ka bere, eshte ajo me ambasadorin hollandez ne vitet e para te ketij shekulli. Punet e tjera kuterbojne kaq shume, saqe po te te kaloje lali afer, nuk ka kundragaz qe e bllokon eren e keqe qe mban.

    1. Ja edhe nje shqupist me IQ e nje huri gardhi qe e fillon diskutimin me: Meta mund te meritoje cdo gje per cfare ka bere….. dhe e vazhdon me: …Njgjason shume me shpalljen poliagjent te ish-kryeministrit Shehu.

      1. O palle. Ky vend eshte qe te lesh koment mbi artikullin dhe jo te komentosh ate qe qe kane shkruar te tjeret. Ik bej shkolle nga fillimi se sbehesh rob tu henger sanduic e sufllaqe.

  3. korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *