• |
ide | kryesore

Mexhit Picari del në seancë me shenja në fytyrë: Iu kërkoj falje nipave dhe mbesës për dëmin që iu shkaktova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mexhit Picari është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore me shenja në fytyrë. Përreth syve dalloheshin qartë të nxira, por nuk dihet nëse këto shenja janë pasojë e ndonjë dhune ndaj tij, apo nga konfliktet e mëparshme me ish-dhëndrin, Kudret Saliaj, të cilin e vrau më 4 qershor.

Avokati i Picarit i tha gazetares Klodiana Lala se do bisedojë me klientin për ta dërguar për ekspertim për të përcaktuar nëse është dhunuar.

Ndërkohë vetë Picari në seancën e sotme iu ka kërkuar falje dy nipave dhe mbesës për vrasjen e babait të tyre Kudret Saliaj.

“Iu kërkoj falje nipave dhe mbesës për dëmin që iu shkaktova”, është shprehur Picari në gjyq.

Lexo më tej: 

Vrasja që tronditi Tiranën/ Çfarë dihet deri tani për ekzekutimin e Kudret Saliajt nga vjehrri 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *