• |
ide | kryesore

Pas vendimit për të përtjashtuar gazetarët nga aktivitetet e Kuvendit, reagon Meta: Praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj vendimit të Byrosë së Kuvendit, i cili nuk lejon gazetarët të ndjekin aktivitetet e kryesisë së Kuvendit nga afër.

Vendimi i miratuar pak ditë më parë edhe nga deputetët që nuk do të jenë më në legjislaturën e ardhshme, parashikon që mediat të ndjekin aktivitetin e Kuvendit në një zyrë me kompjutera që transmetojnë në kohë reale aktivitetet, por që regjia bëhet nga Kuvendi.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit e quan këtë një praktikë “të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmton seriozisht integrimin europian të vendit”.

“I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara.

Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit”.

 



5 Comments

  1. Ty faleminderit qe i bere pak balle kesaj lukunie o president se do na hanin te gjalle . Por edhe ti je pjese e fajit per gjendjen ku na çuat . Edhe koha jote mbaroi president .

  2. O 2mars ti si burr nga skrapari dhe burri qe thot jan burr po ti si mbajte peremtimi te beheshe kurban per shqiptaret 25prill ps,ja fitoi dhe mos harro sfurqet dhe sopatat se drejtesia po ta pregatiti kafazin per te derguar ne xhenem ky esht monizmi dje dhe sot esht drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *