• |
ide | kryesore

Përjashtohen nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët njoftojnë mbajtjen e një proteste

-Instant, Lajme, Të fundit



Të gjithë gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë u njoftuan të premten, në datë 4 qershor, që nuk do të mund të kenë më akses në ambientet e kryesisë së Kuvendit. As ata e as kameramanët nuk do të mund të ndjekin seancat parlamentare, ndërsa trasmetimi do të bëhet i kontrolluar nga vetë kuvendi. Vendimi i publikuar në faqen e internetit të parlamentit, ndryshon rregulloren e vitit 2014 dhe sanksionon që gazetarët nuk do të mund të lëvizin më në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, ku zhvillohen kryesisht seancat e komisioneve parlamentare.

Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të lënë gazetarët jashtë në sesionin e ardhshëm parlamentar, këta të fundit kanë thirrur një protestë. Protesta do të mbahet nesër në orën 09:30 para seancës plenare.

“Eja KUVENDojmë! Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sensibilizues, ditën e mërkurë, datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!

Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!”, thuhet në njoftim.



6 Comments

  1. Me patjeter qe Muhamut Veliu do jete ne rradhet e para te protestes dhe do jete protestuesi me i zjarrte. Rrezik do i vere flaken Kuvendit. I bej thirrje Gardes ta mbaje nenvezhgim.

  2. kjo eshte diktatura.ta japin lajmin qysh don partia. shqiperi te kam dhier- s’te kuptova asnjehere

  3. Po per humbjen me Becchetin nuk ke njoftim o Andi. Apo vari leshte Paret e popullit jane.
    Kemi dale mire thote ajo baxhella se mund ta hanim 10 fish.
    Ptu rrace mavi rrace e poshter te degjeneruar. Rama perfundofsh ne ferr.
    Thuaj popullit , i thote asaj se dolem mire me kal.
    Laviro shtet

  4. Ate qe deshet shqiptare, e keni votuar vete palloshin Paulin dhe shokun Gramoz.
    Edhe Putini e Erdogani do t’a kishin zili kete qe po ben Paulini.
    Perpara rilindja, nga fitorja ne fitorje!

  5. Me vjen keq per kete rilindasin nga Kosova Muhamed Veliu, se keta gazetaret e tjere jane mesuar me kete lloj standarti komunikimi te Gramoz Rucit.

  6. Pse ju duket ky veprim i palloshit si nje rrufe ne qiell te hapur ? A transemtoni gjithçka me kaseta te serviruara nga palloshi dhe lulushi? Ky eshte hapi i radhes . Do behet edhe me keq perderisa ju i nenshtoheni qorrazi politikaneve dhe nuk merrni guximin ti kundershtoni apo ti menefregoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *