• |
ide | kryesore

Rama me Viktor Orban: Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne një golashënues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, i shoqëruar nga disa prej ministrave të kabinetit qeveritar. Gjatë konferencës për shtyp me homologun hungarez, Viktor Orban, Rama nuk i kurseu batutat në fund teksa tha se Hungaria i dhuroi Shqipërisë një mbretëreshë, duke iu referuar Geraldinës që u martua me Ahmet Zogun.


“Në këndvështrimin tonë Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ka përvoja të pabesueshme mbresëlënëse, ku ka shumë për të mësuar dhe jam shumë mirënjohës kryeministrit për gatishmërinë e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen për të pasur këtë transferim të dijes sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në bashkëpunimin dy palësh ekonomik, por edhe kulturor dhe arsim. Atë që Hungaria ka bërë për arsimin për të inkurajuar familje që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë është frymëzuese, jam mirënjohës dhe pres me padurim. Miqësia jonë është e vjetër, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne golashënuesin më të mirë të Ferencváros” tha Edi Rama.


 

9 Comments

  1. Idiot!!!Krahason mbretëreshen me një fotbollist të një skuadre!!!Ai fotbollisti është ndoshta një mit i një skuadre kurse mbretëresha mit i një populli që u vlerësua gjatë mbretërisë së saj.

  2. I paafte te beje nje plitike ne sherbim te vendit e sidomos nje politike ekonomike qe te sjelle

    investitore te huaj merret me batuta koti. Sot kur demokracia ekonomia dhe shpresa e shqiptareve

    eshte ne pikiade dhe autor i kesaj pikiade eshte ai vete, keto batutat e tij te dale boje nuk imresionojne

    me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu