• |
ide | kryesore

Trajner i Romës prej një muaji, po askush nuk e ka parë në kryeqytet: Mourinho zbulon ditën e ardhjes në Itali

-Instant, Sport



Kur do të vijë Jose Mourinho? Kur fillon sezoni i ri i Romës? Pyetje që të gjithë në kryeqytetin e Italisë, krahu verdhekuq, i kanë bërë vetes që nga 5 maji, kur u zyrtarizua firma e portugezit me Romën. Arsyeja është e thjeshtë, askush nuk e ka parë portugezin, pavarësisht se për të flitet në merkaton që po bën klubi me indikacione pikërisht të Special One.

Një detaj, ose ndoshta diçka më shumë, në lidhje me ardhjen e Mou është servirur sot nga vete tekniku Special, i cili publikoi një postim në profilin e tij në Instagram që mund të jetë dita e zbarkimit në kryeqytet e portugezit, ose dita e parë e mundshme e takimit me ekipin e tij të ri. “6 korriku po vjen, faleminderit Carlino (preparatori atletik)”, ka shkruar trajneri i ri i verdhekuqve në fund të një fotoje, që e tregon atë duke gulçuar ndërsa vrapon dhe stërvitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *