• |
ide | kryesore

Video/ Poker i Bullgarisë kthen Shpresat e Bushit me këmbë në tokë: kuqezinjtë pësojnë tre gola në 11 minutat e para

-Instant, Sport, Video



Testi miqësor përpara rikthimit në kualifikuese ku synohet vendi i dytë drejt Euro 2023 ka përfunduar në mënyrën më të keqe për kombëtaren U 21 të drejtuar nga Alban Bushi, e shkatërruar 4-0 nga Bullgaria. Nëse miqësorja i ka shërbyer për ndonjë gjë teknikut të kuqezinjve ka qenë ekzaktësisht për të mos luajtur në këtë mënyrë.

Në Sofie, vetëm katër ditë pas fitores në transfertën e Andorrës ku vlenin 3 pikët, të besuarit e Bushit u dorëzuan praktikisht pa luajtur fare. Ekzaktësisht kështu sepse bullgarët shënuan tre herë në vetëm 11 minutat e para të takimit, duke i dhënë drejtimin që dëshironin, pa i lënë asnjë mundësi të ndryshonin fatet e lojës për kuqezinjtë e rinj. Shopov shënoi që minutën e dytë, Petrov tre minuta më pas, ndërsa po Shopov fiksoi trisin në të 11, përballë një formacioni që Bushi e kishte mbushur me të rinj, për tiu dhënë mundësinë të gjithëve. Pjesa kryesore e titullarëve ishin zgjedhur ata që luajnë në Kategorinë Superiore, por ndoshta nuk ishte ndeshja e duhur për të bërë një rotacion kaq të madh. Në pjesën e dytë Bullgaria U-21 fiksoi rezultatin me golin e katërt të realizuar me penallti, që Nikolov nuk e gaboi në minutën e 68.

Kombëtarja U 21 e nisi grupin me fitoren 0-3 kundër Andorrës U-21 për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve, në të cilin Bushi e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë vendin e dytë.

GOLAT E NDESHJES





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *