• |
ide | kryesore

Parlamenti një ngjyrësh voton kundër Metës/ 104 vota për shkarkimin e presidentit

Arkiva, Kryesore



Kuvendi ka votuar me shumicë (104 deputete) pro shkarkimit te presidentit Ilir Meta me një shumicë më të madhe votash sesa i duhej mazhorancës, duke i hapur rrugë procesit në Gjykatën Kushtetuese që do e zgjidhë përfundimisht fatin e kreut të shtetit.

Fillimisht deputetët e PS bashkë me ata të opozitës së re që e humbën mandatin në 25 prill miratuan me 104 vota pro (vetë 7 kundër) raportin e Komsionit Hetimor që konstatonte shkelje të rënda të kushtetutës. Ajo që bëri përshtypje qe fakti se ky votim u bë i hapur, deputetët i mbushnin fletët në sallë nën vëzhgimin e njëri tjetrit dhe ndërkohë që kolegën e tyre vazhdonin të diskutonin në foltoren e kuvendit.

Nga e njëtja tribunë kryeministri Rama, në një fjalë të shkurtër përcaktoi ato që ai i konsideroi shkeljet e rënda të kushtetutës.

“Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve e demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marëdhënien me SHBA” tha ai përpara deputetëve.

Rama sfidon Metën, shihni gjestin që bën duke votuar kundër tij

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë për të shkarkuar kreun e shtetit duhet që të votojnë 2’/3 e kuvendit pra së paku 94 deputetë. Socialistët, nga zgjedhjet e vitit 2017 prej nga buron ky uvend kanë 74 mandate. Ata blenë rrugës 3 deputetët çamë dhe më pas në zgjedhjet e 2021 rekrutuan edhe 10 deputetë që i bënë pjesë të listave të tyre në garën e 25 prillit.

Por votimi i sotëm kundër presidenti tregon se joshja ka qenë shumë më e madhe.

Ndërkohë që në kuvend zhvillohej debati lidhur me fatin e tij, Ilir Meta, që ka treguar më parë se ka “zero shqetesim” për këtë proces, kishte organizuar një ceremoni me këngë e valle për dekorimin e disa pjestarëve të asamblit të Dibrës.

Koment/ Votimi i fundit i limonit të shtrydhur Majko

Tani çështja pritet të kalojë mbi supet e shtatë anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese që duhet të vendosin me pesë vota pro nëse presidenti ka bërë shkelje të rënda të ligjit themeltar të shtetit. Kjo gjykatë ka tre muaj kohë për ta marrë në shqyrtim këtë çështje, ndërkohë qe kuvendi duhet ta depozitoje ate per 5 dite.

https://lapsi.al/2021/06/09/kuvendi-e-shkarkoi-me-104-vota-cndodh-tani-me-ilir-meten-hapat-qe-do-nderrmerren-muajt-e-ardhshem/

Tentativa e parë për shkarkimin e Metës që u filluar pas çdekretimit prej tij të zgjedhjeve lokale u interpretua nga Komisioni i Venecias si një tejkalim i kompetencave të presidentit por që nuk përbënte një shkelje të rëndë Kushtetuese.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Shpresoj se edhe Gjykata Kushtetute do ta konfirmone kët shkarkime dhe te gjith këta hajdute të dergohen para drejtsise dhe të denohen për vjedhjet dhe krimet çë i kane ber Shqiptarve edhe me ndihmen e Amerikes ????????

  2. Qelbesira jane te gjithe. Katovica na i ka lene peshqesh keto kufoma kuterrbuese qe luajne teatrin e ndyre prej 30 vjetesh. Qelbistan plot me kurva hajdute korrupsion. Tentakulat e Metastazat jane te shtrira ne gjithe shtetin e felliqur.

  3. Selia blu është bërë merak për Ilir Metën, që Lulzim Basha e akuzonte publikisht dikur si “tregat i Venedikut” dhe “kryetar i një SHPK-je”.

    Sot, PD e konsideron sulm antikushtetues të Parlamentit mbi Presidentin këtë votim

  4. Bravo, boll vodhen, katunar politik qe kan qindra miliona euro edhe shpija per macet dhe I lejn shqiptaret me nga 50 mị lek per 4 vite.

  5. Kur vjen puna per te mbrojtur kushtetuten, mire eshte te jene ne unitet.
    Hajduti me bllok duhet te shkoje te vendi i hajduteve.
    Ishte bere si shushunja qe pinte gjak shqiptaresh ne cdo qeveri.
    Per kete ka merite dhe PD
    Ndoshta eshte gjeja me e mire qe Luli ka bere gjate karieres se tij politile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *