• |
ide | kryesore

FOTO/ Dy miqtë-rivalë në plazh së bashku: Pirlo e Conte me bashkëshortet në Ibiza!

-Instant, Sport



Verë, mall për detin. Aq më tepër nëse ke kaluar një sezon të gjatë dhe intensiv, të zbukuruar me një titull (i fituar nga Inter) ose dy trofe, Kupa e Italisë dhe Superkupa (me Juventus): ky është rasti i Antonio Contes dhe Andrea Pirlos. Pak rëndësi ka që sot ata janë të papunë (luksi), pasi ish-trajneri i Interit nuk pranoi ridimensionimin e vendosur nga Zhang, duke i lënë pankinën Simone Inzaghit, ndërsa Juve preferoi të vinte bast për një Allegri-bis. Ndërkohë Conte ka refuzuar gjithashtu edhe ofertën e Tottenham dhe për këtë arsye të dy janë në pritje të thirrjes së duhur, duke preferuar një pushim plot diell dhe det, me zonjat e tyre, në ishujt Baleari.

Pirlo, me partneren e tij Valentina Baldini, është “shoqëruar” edhe nga binjakët Leonardo dhe Tommaso, të lindur në Neë York në 2017, ndërsa Conte ka qenë bashkë me gruan e tij Elisabetta Muscarello. Të dy kolegët-miqtë-rivalë u takuan në Ibiza, në plazhin Ses Salines.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *