• |
ide | kryesore

Gjashtë klubet rebele të Super League dënohen: britanikët pranojnë verdiktin e ligës

-Instant, Sport



Gjashtë klubet angleze që ishin bashkuar me projektin kontrovers të Super League do të paguajnë një gjobë totale prej 20 milion £ (rreth 22 milion €), shumë që do të shkojë për Premier League. Sipas transmetuesit britanik Sky Sports, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham kanë rënë dakord të paguajnë pak më shumë se katër milion euro secili, për të mbyllur mosmarrëveshjen që ishte hapur me Ligën angleze, menjëherë pas njoftimit për pjesëmarrjen e tyre në kompeticionin e ri evropian.

Premier League ka shfrytëzuar gjithashtu rastin për të rikalibruar sanksionet e reja, më të ashpra që do të zbatohen për ato klube që në të ardhmen do të përsërisin atë që kanë bërë 6 klubet, të parët megjithatë mes 12 anëtarëve që u tërhoqën, përballë protestave të botës së politikës dhe vetë tifozëve të tyre. Sipas të dhënave të mbledhura nga Sky Sports, sanksionet në të ardhmen përfshijnë gjoba prej më shumë se 20 milion euro për klub (të ngjashme me ato të vendosura nga Uefa), si dhe gjobitje prej 30 pikësh në renditje. Fillimisht Premier League kishte propozuar gjashtë gjoba për secilin klub me vlerë 17 milionë, por sot liga angleze preferoi të ndiqte një linjë më të butë dhe më pajtuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *