• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Tërhiqet i penduari i drejtësisë: Më bënë presion të firmosja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në gjykatën e posaçme ku po zhvillohet procesi ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen e parave në pistën e Rinasit ka dhënë deklarimin Alkond Bengasi, i konsideruar nga prokuroria si personi që zbuloi super grabitjen.

Mësohet se përballë gjykatës, Bengasi ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje, ndërsa ka treguar se hetuesit kanë ushtruar presion fizik dhe psikologjik ndaj tij për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit. Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku tregonte me përgatitjen e grabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takimet me të bashkëpandehurit.

Dëshmitari i drejtësisë foli për më shumë se një orë në një seancë me dyer të mbyllura, ndërsa organi i akuzës i kërkoi gjykatës që të njohë dëshminë e tij të dhënë gjatë hetimeve paraprake. Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni “Chervolet” që u përdor në grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove.

Për këtë ngjarje janë marrë të pandehur edhe Klement e Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Talo Çela që është endë në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se kreu i grupit kriminal ishte Admir Murati, që mbeti i vrarë ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë./abcnews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *