• |
ide | kryesore

Italia regjistron 2,199 të infektuar dhe 77 humbje jete në 24 orë

-Instant, Planet



Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2,199 raste të reja me koronavirus nga 218,738 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes, jetën e humbën edhe 77 qytetarë të tjerë, krahasuar me 102 që u regjistruan një ditë më parë. Kurse, bilanci total i viktimave që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 126.767.

Shkalla e pozitivitetit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, është 1%. Numri total i të infektuarve është 4,2 milionë kurse ai i të shëruarve është 3,9 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *