• |
ide | kryesore

Ka edhe më keq/ Grushta dhe kapje flokësh në parlament, politikanët përleshen gjatë seancës (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



Anëtrë të opozitës dhe mazhorancës janë përplasur gjatë një seance në parlamentin e Bolivisë. Përleshja nisi kur deputeti i opozitës Henry Montero u përball me një anëtar të mazhorancës socialiste Antonio Colque. Të dy deputetët filluan të grushtojnë njëri-tjetrin në tapetin e asamblesë, ku ministrat ishin mbledhur për të diskutuar gjithë shkaqet që çuan në ndalimin e ish-presidentit Jeanine Áñez.

Pamjet e dy deputetëve që ziheshin me grushta kanë bërë xhiron e botës, por kjo nuk ishte fundi i përplasjeve në parlament. Nga një pjesë tjetër e sallës, dy deputete janë kapur prej flokësh, ndërsa kanë shkëmbyer edhe ofendime pasi janë shkëputur nga njëra-tjetra.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *