• |
ide | kryesore

Koment/ Votimi i fundit i limonit të shtrydhur Majko

-Instant, Të fundit



Me sikuri që Pandeli Majko do ketë anulluar takimin me dentistin për të folur sot në kuvend pro shkarkimit të Ilir Metës. Ai ka marrë fjalën pas Kujtim Gjuzit e Zef Shtjefnit, për të shpjeguar para deputetëve se përse herën e parë nuk kishte firmosur për shkarkimin e presidentit dhe se përse këtë radhë ka ndryshuar mendim 

“Aryset pse kam dal sot për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlametar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimit i Presidentit Meta, aryset janë të shumta, por tanimë mendoj që Meta është bërë promotor i mosseriozitetit të shtetit shqiptar e karshi të tjerëve. Është e pafalshme në çdo rast, pavarësisht problemeve personale apo politike që kemi me njëri tjetri, kërkesave për të përfituar pak më shumë vota, por në marrëdhënie me zgjedhjet me politikën e SHBA askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh për këtë çështje” tha ai.

Majko ka përligjur se presidenti ka shkelur kushtetutën, ka cënuar marrëdhëniet me SHBA dhe ka justifikuar arsyetimin se ky parlament me mandat të skadauar ka legjitimitet për të shkarkuar Metën.

Dy herë ish kryeministri i Shqipërisë dhe një nga nismëtarët e transformimit demokratik të PS-së, nuk ka parë asnjë shqetësim për mënyrën Blitz si u organizua ky proces, për faktin se shumica e komisionit hetimor ishte e përbërë nga deputetë të pavotuar në 25 prill, për argumentat qesharakë që u akuzua presidenti dhe që për këdo janë larg të qenit një shkelje e rëndë kushtetuese.

Por çudi është se pavarësisht nga këto, Pandeli Majko nxitoi të tregohet më servil i Ramës tani që ai e shndërroi në një pensionist pa mandat deputeti se sa herën e parë kur u ngrit komisioni i parë anti Meta dhe ai qe ende në politikën aktive.

Sot vota e Majkos u fut në radhë me ato të Selami Jeniçerit, Halit Valterit, Ylli Shehut e Nimet Musait.

Dhe kjo në fakt i jep të drejtë Ramës që, pasi e përdori e flaku ish shefin e tij të dikurshëm, si limon të shtrydhur. Shprehja “më bëj nënën të të thërras baba” i shkon gjithnjë e më shumë historisë të këtij çifti politikanësh. Sa më shumë Rama vazhdoi ta përdhunojë aq më tepër Majko vazhdoi t’i qëndrojë besnik. Aq sa ta mbyllte një nga votimet e tij fundit në kuvend me një njollë turpi që më mirë ta kish shmangur duke vajtur sërish te dentisti. 

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe pasi askush , qofte edhe me budallai , nuk mund te besonte ne te kunderten . Tamam nje limon i shtrydhur , nje pupac nje guinplen apo nje bydhelepires nuk mund te bente nje mbyllje me te turpshme te karjeres se tij politike se sa kaq . Do te mbahet mend ne historine e parlamentarizmit shqiptar si njeriu me i keq perdorur nga te gjitha pushtetet duke ja kaluar edhe Pali Miskes , Simon Stefanit dhe deri edhe
    Selami Jenisherit.Ndjenja e turpit do ta ndjeke tere jeten

  2. Nje gelbaze e meriton po te shihet rrugeve ky paramec me kostum!

    Natyrisht qe i kerkoj falje te gjithe parameceve nese i ofendoj me kete!

  3. Majko gjithmone e me shume po etregon veten se eshte njeri pa personalitet dhe i kapur. Tani qe u pensionua dhe u zevendesua nga nje vajze e re si Luljeta Bozo, te mendoje per te gjetur nje grua qe te kaloje pleqerine se helbete… Pandushka, te fala Helidonit.

  4. Ky me kujton romanin” Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”. E pabesueshme qe nje idiot si ky militoi ne politike kaq gjate dhe ne rinine e tij pa punuar asnje dite u be kryeminister

  5. Iku osé me mire e hoqen nga politika. Ku do ta kaloje kohe. Ne Qipro apo ne ekranet e TV si opinionist???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *