• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton raportin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

-Instant, Lajme, Të fundit



Me 107 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjetjet e Komisionit Hetimor për shkeljet e presidentit Ilir Meta. Kundër vendimit kanë votuar 7 persona, 2 kanë qenë abstenim dhe 1 votë është quajtur e pavlershme. Ndërkohë pritet edhe votimi nominal me kuti i deputetëve për shkarkimin e Metës. Në rast shkarkimi nga ana e Kuvendit, çështja do të zhvendoset te Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e presidentit Meta.

Nëse Kuvendi e shkarkon Ilir Metën, ky është precedenti i parë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit. Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.



3 Comments

  1. Jemin Gjana ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve brenda PD-së.

    Teksa i është drejtuar kamerave, në një moment ai ka nxjerrë çimçakizin nga goja dhe e ka ngjitur poshtë tavolinës.Do zgjidhet Jemini mos u merzisni o byrektore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *