Kuvendi do të mblidhet sot për të votuar raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nëse deputetët do të votojnë pro këtij shkarkimi, Meta mund të bëhet presidenti i parë në historinë shqiptare që mund të shkarkohet.
Në rast shkarkimi nga ana e Kuvendit, çështja do të zhvendoset te Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e presidentit Meta. Nëse Kuvendi e shkarkon sot Ilir Metën, ky është precedenti i parë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit. Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Ndërkohë Partia Socialiste e ka cilësuar si domosdoshmëri për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Sipas mazhorancës kjo kërkesë nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj.
Ndërkohë Meta është thirrur, por nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit. Ai nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.
Mu aty po na plas kari se po shkarkohet koklopa
Me 1792 Jakobinet denuan mbretin me vdekje dhe ai u gijotinua.
Sot pas 230 vjetesh Jakobinet Bolshevike fatkeqesisht shqiptare do te ‘gijotinojne’ nje ‘mbret’ tjeter qe i skadon mandati pas disa muajsh…..
korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
Natyrisht ky parlament monist ka marrè njè nismè antikushtetuese pèr shkarkimin e kreut tè shtetit.Meqè nuk kanè kurajèn ti dalin pèrballè, pushteti po pèrdor parlamentarèt e bindur pèr ta shkarkuar Presidentin pasi atje duan njè kukull president.Pasi dèshtuan ta heshtin me mènyra tè ndryshme me ambasadorè tè shitur dhe kèrcènime tani duan ta shkarkojnè duke e damkosur me turp vetèm se foli tè vèrtetèn dhe u doli pèrballè atyre qè thurnin intriga dhe lavdèrojnè drejtèsinè e re qè rri e bindur pèrballè tyre.Ndoshta kujtojnè se me metoda tè tilla e keqja e tyre do mbulohet do tè mendonin gabim kur tè pèrballen me drejtèsinè e Zotit nuk do dinè se nga tè shkojnè ulurimat e tyre buqitèse si tè luanit do tè shndèrrohen nè klithma vajtuese si tè hijenave.Respekt pèr Presidentin nè krye tè detyrès sè tij.