• |
ide | kryesore

Kuvendi voton sot/ Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar në historinë e shtetit shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi do të mblidhet sot për të votuar raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nëse deputetët do të votojnë pro këtij shkarkimi, Meta mund të bëhet presidenti i parë në historinë shqiptare që mund të shkarkohet.

Në rast shkarkimi nga ana e Kuvendit, çështja do të zhvendoset te Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e presidentit Meta. Nëse Kuvendi e shkarkon sot Ilir Metën, ky është precedenti i parë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit. Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Ndërkohë Partia Socialiste e ka cilësuar si domosdoshmëri për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Sipas mazhorancës kjo kërkesë nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj.

Ndërkohë Meta është thirrur, por nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit. Ai nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.



4 Comments

  1. Me 1792 Jakobinet denuan mbretin me vdekje dhe ai u gijotinua.
    Sot pas 230 vjetesh Jakobinet Bolshevike fatkeqesisht shqiptare do te ‘gijotinojne’ nje ‘mbret’ tjeter qe i skadon mandati pas disa muajsh…..

  2. korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

  3. Natyrisht ky parlament monist ka marrè njè nismè antikushtetuese pèr shkarkimin e kreut tè shtetit.Meqè nuk kanè kurajèn ti dalin pèrballè, pushteti po pèrdor parlamentarèt e bindur pèr ta shkarkuar Presidentin pasi atje duan njè kukull president.Pasi dèshtuan ta heshtin me mènyra tè ndryshme me ambasadorè tè shitur dhe kèrcènime tani duan ta shkarkojnè duke e damkosur me turp vetèm se foli tè vèrtetèn dhe u doli pèrballè atyre qè thurnin intriga dhe lavdèrojnè drejtèsinè e re qè rri e bindur pèrballè tyre.Ndoshta kujtojnè se me metoda tè tilla e keqja e tyre do mbulohet do tè mendonin gabim kur tè pèrballen me drejtèsinè e Zotit nuk do dinè se nga tè shkojnè ulurimat e tyre buqitèse si tè luanit do tè shndèrrohen nè klithma vajtuese si tè hijenave.Respekt pèr Presidentin nè krye tè detyrès sè tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *