• |
ide | kryesore

Lihen në burg Dhurata Saliaj dhe Mexhit Picari/ Vajza kërkon mëshirë, i ati e shjafëson atë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës caktoi “Arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn, babë e bijë, të arrestuar për vrasjen e Kudret Saliajt paraditen e së premtes.


Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar të kishte dijeni për krimin e kryer nga i ati i saj, teksa ka kërkuar mëshirë nga Gjykata.


“Nuk e dija ç’do të bënte babai. Nuk do ta lejoja kurrë babanë ta vriste Kudretin”, është shprehur Dhurata Saliaj para togave të zeza ditën e djeshme.

“Kërkoj mëshirë, kam 3 fëmijë për të rritur”, vijoi ajo, teksa në nisje të seancës gjyqësore, u shfaq me kokën ulur, të cilën e fshihte pas supeve të babait, që të mos e fiksonin kamerat e mediave të pranishme në sallë.

Gjithashtu, babai i saj, Mexhit Picari, mësohet se ka kërkuar falje për krimin në gjyq, ndërsa e ka përjashtuar të bijën e tij, Dhuratën, nga çdo përfshirje në këtë ngjarje.

“Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora në çantën e vajzës. Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë, u kërkoj falje nipërve dhe mbesave. Dhurata nuk ka pasur dijeni”, mësohet se ka deklaruar autori kryesor i krimit.

Avokati i autorit të dyshuar ka zbuluar në Gjykatë se arsyeja që ka çuar në këtë vrasje të rëndë është fakti se, sipas tij, viktima i thoshte djalit të vogël se nëna ka vdekur e s’ke ku e takon.

MASA E SIGURISE

Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kishin si qëllim ta vrisnin Kudret Saliajn. Ky është përfundimi i Prokurorisë i deklaruar në seancën e sotme gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj babë e bij për akuzën e vrasjes së dy ose më shumë personave. Sipas Prokurorisë, Dhurata e Kudret Saliaj kishin 17 vite të martuar, ndërsa prej 8 muajsh kishin nisur konfliktet.

Prokuroria deklaroi se një ditë para krimit, më 3 qershor, Mexhit Picari, djali i Mexhitit dhe Dhurata Saliaj ishin njoftuar për të marrë rrobat, pasi Dhurata prej 8 muajsh nuk jetonte më me Kudretin, por te shtëpia e prindërve. Organi i akuzës deklaroi në seancë se Mexhiti dhe Dhurata ditën që do merrnin rrobat kanë fyer jo vetëm të ndjerin, por edhe avokatin e tij, Adriatik Cama. Sipas akuzës, për minuta të tëra Mexhiti dhe Dhurata kanë vëzhguar ditën e ngjarjes rreth Gjykatës për të gjetur në qoftë se kishte ardhur apo jo atë ditë Kudret Saliaj.

“Mexhiti dhe Dhurata kanë qëndruar në një tavolinë dhe aty i ka dhënë babait një çantë krahu, nga e cila Mexhiti nxjerr pistoletën dhe qëllon Kudret Saliajn dhe Adriatik Camën. Mexhiti dhe Dhurata kanë pasur qëllim atë ditë të vrasin Kudretin. Pistoleta ka pasur 7 fishekë, 5 janë gjuajtur. Këto kanë qenë disa nga konkluzionet e Prokurorisë në seancën e sotme, ku Gjykata vendosi të lërë në burg babë e bijë për vrasjen e ish-dhëndrit.

DESHMITE

Nga salla e gjyqit 33-vjeçarja ka mohuar se ka bashkëpunuar me babanë e saj, Mexhit Picarin, për vrasjen e babait të tre fëmijëve të saj. Ajo tha dje në gjyq se nëse do të kishte dijeni për vrasjen, nuk do ta kishte lejuar të atin që të kryente vrasjen.

“Nuk e dija qe babi do të bënte vrasje. Nuk do ta lejoja. Kudreti ishte babai i tre fëmijëve. Kërkoj mëshirë nga gjykata, pasi kam tre fëmijë”, tha ajo para togave të zeza. Ndërkohë, prokurori i çështjes i është kundërvënë deklaratës së saj dhe të babait të saj. Ai tha se Dhurata Saliaj ishte bashkëpunëtore në krim për vrasjen e burrit të saj. Kujtojmë se nëna e 3 fëmijëve ka qenë e dënuar me herët me 2 vite burg për “Dhunë në familje”.

Mësohet se ajo dje teksa i është dhënë dhe masa “Arrestit me burg” ka qarë me ngashërim.

AVOKATI I PICARIT: FËMIJËS I THA SE TË KA VDEKUR NËNA

Në seancën e masës së sigurisë, avokati i autorit të dyshuar të vrasjes ka deklaruar se Kudret Saliaj e ka kërcënuar me armë familjarisht familjen e Mexhit Picarit, ndërkohë që ky i fundit i kishte bërë një vilë trekatëshe në autostradë, i kishte blerë një fuoristradë dhe i kishte dhënë dy dynymë tokë.

“Kudretit vjehrri i bëri vilë 3-katëshe, i fali 2 dynymë tokë në autostradë, i bleu foristradë të re, pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. Tetë muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit, të dhunuar dhe Kudreti e ka rrahuar vajzën e Mexhitit në një pyll dhe i ka kërcënuar me armë familjarisht.

Psikologia e caktuar nga Gjykata duhet të ishte e paanshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare. Mexhiti s’e ka njohur fare Adriatik Camën dhe s’ka pasur qëllim të keq ndaj tij. Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thoshin se nëna ka vdekur e s’ke ku e takon. Ky ishte shkaku i ngjarjes së rëndë”, ka deklaruar avokati./panorama

4 Comments

  1. po per te ndjerin nuk pate meshire moj zgjebse
    nuk e mendove qe ai ishte edhe baba, edhe cun daje, dhe cun teze
    edhe edhe – lendove aq shume njerez

  2. By way of introduction, I am Mark Schaefer with Nutritional Products International (nutricompany.com).

    We serve international and domestic manufacturers seeking to gain more distribution within the United States.

    Your brand at lapsi.al recently caught my attention, so I am contacting you to discuss the possibility of expanding your distribution reach.

    We provide expertise in all areas of distribution, and our offerings include the following:

    * Rapid entry into the U.S. market.
    * Purchase Orders
    * FDA Regulatory Compliance
    * Active accounts with major U.S. distributors and retailers.
    * Our proven sales force has public relations, branding and marketing all under one roof.

    We maintain active business relationships with over 200,000 distribution outlets across the nation, and we have a direct line of contact with executive-level buyers.

    Our company has a proven history of initiating accounts and placing orders with major distribution outlets. Our history allows us to have intimate and unique relationships with key buyers across the United States thus giving your brand a fast track to market in a professional manner.

    Please contact me directly at 561-544-0719 or by replying, so we can discuss your brand further.

    Kind Regards,

    Mark Schaefer
    Director Of Global Procurement
    Nutritional Products International
    nutricompany.com
    101 Plaza Real S
    Boca Raton, FL 33432
    Office: 561-544-0719

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu