• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm ankohet te KLGJ dhe ILD për gjyqtarin e Gjirokastrës: Po bëhet pengesë për shembjen e ndërtimeve pa leje

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm u është drejtuar me një letër-kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe dijeni Ministrit të Drejtësisë, ku shpreh shqetësimin në lidhje me disa vendime (sigurim padie) të dhëna nga z. Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, të cilat janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.


Në letrën e Ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.


“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.

Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste.

Ekspertët juristë të Ministrisë së Brendshme do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm.

Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj të varësisë janë të vendosura për të vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit, për të ndërtuar një Shqipëri me territor dhe mjedis më të mbrojtur dhe më të sigurt për të gjithë.


3 Comments

  1. -Ekspertet e Ministrise se Brendeshme do shqyrtojne cdo vendim te marre nga gjykatat nese bien ndesh

    me parimet e drejtesise- thote Ministri i Brendshem. Kjo te le pa fjale. Kjo eshte per librin Gines.

    Pra ne Republiken Rilindase te Albanistanit pas nje reforme te thelle ne drejtesi te mbeshtetur edhe

    nga fuqia me e madhe e botes demokratike, vendimet e gjykatave per tu zbatuar duhet te kalojne

    me pare ne nje shqyrtim nga policet e Ministrise se Brendeshme per bazueshmerine juridike te

    tyre. Duket se ky minister i brendshem vjen jo nga koha e mesjetes apo e rendit skllavopronar

    por drejtperdrejt nga pellazket e sterlashte duke qene deshmia e gjalle se ne jemi trashegimtare te

    tyre ashtu te pagdhendur e te pacivilizuar . Gjyqesori kontrollon bazueshmerine juridike te vemdime

    e veprimeve te qeverise e administratyes dhe jo anasjelltas sic predikon Ministri yne i nderuar.

  2. wow…. qeveria kontrollon Gjyqsorin … pa fjale

    Pyetje, si zgjidhen Gjyqtaret ne albani, ketej ku jemi kalohet ne votime per ta sic votohet per ligjvenesit e Kuvendit
    megjithqe ne albanine turistike qeverriu kontrollon 100% cdo votim cdo proces zgjedhor
    ka fut hundet ne Universitetin Shteteror i cili ka status autonom, e Akademine e Shkencave po ashtu

  3. Ja pra dhe se reforma në drejtësi quhet e sukseshme nga amerikanët nuk është e tillë për rilindjen e Ramës!!!Është qeveria ajo që duhet të drejtojë dhe gjyqësorin.Pasi drejton dhe don të rëzojë presidentin!!!Kulmi!!E Amerika!!!Shpall non grata Berishën për pengimin e reformës në drejtësi dhe pengim të demokracisë para 8 vitesh dhe nuk sheh këta që spusin tani për reformë e demokraci!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.