• |
ide | kryesore

Një cigare… e një kostum: Lazio zyrtarizon Sarrin në mënyrë unike

-Instant, Sport



Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios. Pas disa ditësh negociatash, kontrata e trajnerit toskan u nënshkrua me klubin e Claudio Lotitos deri në qershor 2023. Lazio njoftoi trajnerin në mënyrën më të vecantë të mundshme: me një emoji cigare në profilin zyrtar të klubit në Twitter. Sarri merr kështu vendin e Simone Inzaghit dhe kthehet në pankinë pas një viti ndalim, pas shkarkimit nga Juventus, me të cilin fitoi titullin kampion.

Pas shkëmbimit të të gjitha dokumenteve, marrëveshjes për stafin teknik dhe përcaktimit të detajeve të fundit, ka arritur më në fund edhe firma mbi kontratë: për Sarrin një kontratë dy-vjeçare me tre milion euro në sezon plus bonuse. Pas cigares, në Twitter të Lazios u shfaqën edhe imazhet e një kostumi dhe një banke, duke iu referuar punës së mëparshme të Sarri para se të fillonte një karrierë me kohë të plotë si trajner.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *