• |
ide | kryesore

Nuk deklaroi 41 mijë euro në Kakavijë, procedohet shoferi i kamionit

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi duke sekuestruar 41.045 euro dhe proceduar penalisht një 30-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *