• |
ide | kryesore

Para për vota/ Si u shpërndanë 926 milion lekë “të tërmetit” në Durrës para 25 Prillit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“Çdo krizë është edhe një mundësi” ka qenë një parim ky, që kryeministri Rama e përsëriste vazhdimisht në fjalimet për tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019, që la pas dhjetëra të vdekur dhe qindra godina gërmadhë. Se çfarë mundësie mund të shihnin tek tërmeti ata që humbën familjarët është e vështirë të kuptohet.


Në fakt siç tregoi koha, shprehja “në çdo krizë, një mundësi” në radhë të parë qe një mesazh për socialistët e zonave ku kishte rënë tërmeti si në Durrës, në Laç, në Thumanë, në Tiranë etj.


Një mundësi që u jepej atyre të ndikonin në votën e 25 Prillit duke përdorur tërmetin dhe pasojat që la ai në shtëpitë dhe pallatet e tyre.

Më herët është raportuar se shuma të mëdha parash u shpërndanë nga Bashkitë e prekura nga tërmeti gjatë periudhës para zgjedhjeve.

Lexo edhe: Para në bankë para votimeve, si u shpërndanë 40 milionë euro te mijëra familje (VIDEO)

Por një denoncim i depozituar në KQZ nga Instituti Shqiptar i Shkencave (LEXO KETU) ka zbërthyer skemën e shpërndarjes së parave para 25 Prillit në Durrës, duke shpjeguar se si u falën 926 milion lekë për të ndikuar votimet e 25 Prillit.

Denoncimi zbulon hap pas hapi koordinimin e qeverisë dhe të bashkisë së Durrësit për të dalë në përfundimin se shuma prej 926 milion lekësh u nda për gati një muaj, pasi ishin shpërfillur kriteret më elementare të shpërndarjes së parave për pasojat e tërmetit.

1) Krijimi i një fondi ekstra nga Qeveria për Bashkinë e Durrësit

Pa Akt Normativ me fuqi Ligji, pa ndryshim ligjor të Tabelave që Shoqërojnë Ligjin “Për Buxhetin e Shtetit dhe duke cënuar parashikime të Ligjit ‘Për Buxhetin e Shtetit” dhe Kodin Zgjedhor krijohet në datën 25 Mars një Fond për Transfertë të Pakushtëzuar në vlerën 926 milion e 449 mijë e 664 lekë për Bashkinë Durrës. Skema nis zbatimin direkt nga nivelet më të larta të qeverisjes.

2) Këshilli bashkiak Durrës vendos për shpërndarjen e parave tek familjet

Në datën 31 Mars, Këshilli Bashkiak Durrës me vendimin Nr. 43, vendosi që këto para të shpërndahen si Transfertë tek Individët, pra si para “cash” dhe jo të përdoren për riparimin e dëmeve. Por në vendim iu dha njësoj prioritet si individëve me dëmtime të lehta si DS1, DS2 dhe DS3 ashtu edhe grupeve më të dëmtuar të kategorizuar si DS4 dhe DS5 (këta të fundit totalisht pa banesë). Më pak në numër përfituesish sikurse më pak në numër votuesish, raporton AIS.

3) Listat për shpërndarjen e parave, ndryshuan përfitimet nga 100 deri 500 mije lekë

Instituti Shqiptar i Shkencave nga monitorimi i punës së Këshillit Bashkiak të Durrësit ka vënë re se pas hartimit të listave për shpërndarjen e parave, 9 ditë para zgjedhjeve, vlerat e kompensimit ndryshuan.

“Vetëm 9 ditë përpara zgjedhjeve janë miratuar ndryshime dhe shtesa vlerë përfitimi, nga Niveli i dëmtimit DS1 në DS2 apo DS3. Pra për disa individ nga 100 mijë lekë granti i 2 rindërtimit shtohet në 500 mijë Lekë, (VKB Nr. 46, datë 14.04.2021 dhe VKB Nr. 51, datë 14. 04.2021) 8 Bashkia Durrës në data te fushatës zgjedhore ka urdhëruar dhe ekzekutuar përmes Thesarit Transferta tek Individët në vlerën 744 469 274 Lekë” thuhet në denoncim.

Transfertat janë urdhëruar kryesisht në datat 12 deri 24 Prill, ose ndryshe 16 muaj pasi kishte rënë tërmeti.

4) – Shpërndarja e parave gjatë fushatës, tre herë më e lartë

Bashkia Durrës ka dhënë në total rreth 4.1 miliard lekë për individët dhe bizneset pas tërmetit, me një mesatare mujore prej 245.9 milion. Kjo mesatare është tre herë më e vogël se pagesat e ekzekutuara gjatë fushatës së 25 Prillit.

Ndërkohë pas zgjedhjeve, nga 25 prilli deri në 25 Maj, Bashkia Durrës, për këtë fond ka dhënë vetëm 3 milion lekë të vjetra. Kjo tregon qartë synimin dhe përqendrimin e shpërndarjes së parasë në fushatë, për qëllim favorizim subjekti zgjedhor në pushtet, shkruhet në denoncim.

5) Lënia në harresë e familjeve që kishin më shumë nevojë

Bashkia Durrës paguan çdo muaj bonus qiraje për personat që kanë mbetur pa banese nga tërmete. Por nga paratë që u shpërndanë në fushatë, përfituan ata që kishin pësuar më pak dëmtime, ose aspak, ndërkohë që nuk kishte marrë zgjidhje problemi i banorëve që janë totalisht pa bënesë.

Sipas denoncimit, rezulton se u trajtuan njësoj, si ata që kanë mbetur pa asnjë banesë, si ata të cilëve iu dëmtua banesa e parë, ashtu edhe ata që kishin një banesë të dytë për pushime.

Denoncimi drejtuar Kryekomisionerit për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi është hartuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave (në vijim AIS), që është një organizatë jofitimprurëse dhe ka për objekt të veprimtarisë së tij, ndër të tjera, zbatimin e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë dhe respektimin e standarteve ndërkombëtare për zgjedhjet në vend. Një ndër fushat kryesore të aktivitetit të AIS janë çështjet e financimit fushatave zgjedhore dhe më specifikisht të mospërdorimit të burimeve dhe aseteve të shtetërore në zgjedhje në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin dhe/ose standartet më të mira ndërkombëtare.

Në total, në të gjithë Shqipërinë, nga data 25 Mars – 25 Prill 2021, qeveria ka shpërndarë për Bashkitë e dëmtuara, përmes Fondi Rindërtimit para “cash” në vlerë 8.5 miliard Lekë ose rreth 69.1 milion Euro.©Lapsi.al

11 Comments

  1. Para nja dy javesh lexova nje artikull ku fliste per shperndarjen e 100 milon lekeve per termetin ne Berat .
    Tani , mire ne Durres qe tashme e dine te gjithe se ç’kasaphane u be me leket e termetit , por dine te me thote
    kush se pse u shperndane 100 milion leke per termetin ne Berat ? Une di qe me VKM , Qarqet qe perfitonin demshperblim ishin Durresi , Tirana dhe Lezha . Apo Qarku i beratit eshte midis Tiranes dhe Lezhes ? Kjo ishte nje blere e paster e votes me fuqine qe te jep pushteti . Pse opozita nuk e denoncoi ? Apo ishte fake news ?

    1. Kriza jote esht mundsia ime.
      Ket n/kupton Rama.
      Pse dyshoni qe kurvari rame ka shpirt biznesmeni? Pse a s’ishte trump nji biznesmen aksidental ne politik, ku hyri per mos dale ?

  2. Ti ke të drejt të mos flasësh në këto momente, pasi çdo deklaratë do të përdoret në gjyq”.

    Berishët janë fiks në këtë pozitë. E vetmja mbrojtje dinjitoze e tyre, pas gjithë këtyre gjëmave që po u ndodhin, është të përdorin të drejtën e tyre për të heshtur Pasi sa më shumë flaisn, aq më shumë shtrëngohet laku dhe provojnë akuzat.

    Kështu ndodhi që nga dita kur ata u shpallën në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit , deri dje kur hynë në Listën e Zezë të Presidentit dhe u paralajmëruan për sanksione. Më tej Shqipëria mund të hap negociatat me Bashkimin Evropian dhe ky ndëshkim mund të konvertohet edhe aty dhe pastaj u mbetet të lëvizin nga Lalëzi në Gërdec dhe të drekojnë vetëm me Ilir Metën, për të cilin sot nuk ka denjuar askush të thotë një fjalë pro tij.

    1. Meqe ky koment idiot i pergatitur nga ai qe eshte me keq se ty o i ores 21:16, pyete pak ate Meron nese Berisha i ka vjedhur 40 milione euro nga taksat tona, pra nga sherbimet qe do duhej te merrnim ne qutetaret e ketij vendi… Jo per gje, por Mero per nja 16 vite ka qene shume afer Berishes dhe aq afer saqe arriti te shpike edhe histori te paqena ne lidhje me km aktual dhe i botoi ne pacavuren e tij. Deri aty arriti puna e Meros, saqe ata qe mbron kaq fort nga 2008 e kendej, i thyen dhembet. E gjithe kjo erdhi si pasone e mosdhenjes se nje koncesioni nga Berisha…

  3. Sali Berisha eshte lloji i species qe e ka lekuren me të trashe se sholla dhe turpi, jo e jo qe nuk e zë.
    , ky ideator e mbeshtetes i Republikes se dikurshme te Lazaratit gjate kohes kur ishte vete kryeminister, ka surrat dhe akuzon. Cfare ben? Ne Fejsbukun e tij, pret ketu dhe ngjit atje fjale te shkeputura te Rames.
    Ky ngrites kurthesh i policise dhe cfare policije? Te policise qe drejtontr ne kohen e tij si kryeminister. Dajti ishte djali i kuzhinjerit te Berishes dhe vete Berisha futi ne kurth policet e shtetit te drejtuar tij.
    Tjeter cfare eshte duke bere duke intriguar Fatos Nanon kunder Rames.
    Kujton se do funksionoje helmi i tij per te percare te majten.
    Kete ka bere edhe me Veriun dhe Jugun, eshte perpjekur qe ti perçaje.
    Kete ka bere me Shqiperine dhe Kosoven, eshte perpjekur ti ngaterroje. Pas 92-it solli ne Shqiperi ca kosovare aventuriere dhe kete e beri qe te krijonim pershtypje te keqe per te gjithe shqiptaret e Kosoves.Te lumtur ja lepike bythen dhe meros duke ja lexuar shkrimet o lepirsi i bythes se salihut

  4. Z Joe Biden. Vendos drejtesine ne kete vend qe te marresh admirim nga gjysma e popullit Shqipetar.
    Te perseriten zgjedhjet pa KM Edi Hale Ramen e Gramut Rucin.

  5. Me mire bythqim sesa spiun e bir spiuni i shkies.
    Bythqimi nuk i prish pune askujt, ndersa ju o spiuna te shkaut, kur t,ju hape serbi dokumentat, tash po e shef Shqipnia e Kosova se kush jeni…

  6. një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

    Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu