• |
ide | kryesore

Parlamenti Europian miraton ‘pasaportën e gjelbër’ për Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Parlamenti Europian ka miratuar pasaportën e gjelbër për Covid-19 me 546 vota pro. Eurodeputetët përfunduan punën legjislative për certifikatën digjitale të Bashkimit Europian për të lehtësuar lëvizjet brenda bllokut. Kjo certifikatë do të jetë në dispozicion në formë digjitale apo edhe në letër dhe do të ketë një kod QR që tregon se personi është vaksinuar (me vaksina të miratuara nga OBSH), ose ka një test negativ, ose është rikuperuar nga Covid -19.

Certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Gjatë negociatave midis institucioneve, eurodeputetët miratuan një marrëveshje që përcakton se shtetet e BE nuk do të mund të vendosin kufizime të mëtejshme udhëtimi për personat që kanë certifikatat, si karantina, vetë-izolimi ose testimi, përveç nëse ato janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *