BE ka shprehur keqardhje për rregullat e reja të vendosura nga Kuvendi ku gazetarët do të ndalohen të jenë pjesë e komisioneve parlamentare. Sipas reagimit nga delegacioni i BE në Shqipëri, Kuvendi duhet të konsultohej me mediat pasi këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE. Po ashtu, në reagim theksohet se qasja e mediave në parlament është element i rëndësishëm i një demokracia liberale. Ky reagim i BE nxjerr zbuluar atë cfarë tha Kuvendi më herët për konsultime me gazetarët. Në fakt konsultime s’ka pasur fare dhe ky akt i Kuvendit cënon rëndë lirinë e medias.
Reagimi nga BE
Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2 Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2
Se mos e kan per here te pare genjeshtren,keta mashtojn veten jo me popullin boten e si kur te ken akses ne hene e genjejn pa ja bere syri terr.
E ju kujtoni se shokut Karmoz i vjen keq fort nga keqardhja juaj?:))
Kuvendi sot do te rrije pa gjume fare nga ky ‘bllof’….. dhe do t’i skuqet faqja.
Ndersa gazetaret e protestes do te nisen per ne plazh ne fundjave!
Sa gjynof , hera e pare qe dalin bllof kurvat mavi