Shakarkimi me 104 vota pro qeveritare nga kuvendi nuk përbën automatikisht fundin e mandatit të Metës në presidencë. Brenda pesë ditësh parlamenti duhet ti’a dërgojnë të zbardhur vendimin e vet Gjykatës Kushtetuese e cila është instanca e fundit që vendos për fatin e kreut të shtetit.
Lexo më tej:
Rama sfidon Metën, shihni gjestin që bën duke votuar kundër tij
Por, loja me afate duket se ka një ngërç. Sapo doli nga salla e parlamentit, Taulant Balla theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë në shqyrtim këtë çështje brenda tre muajsh ose edhe pak kohë më shumë pasi gushti është pushim. “Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i vlefshëm kur 5 prej tyre janë shprehur pro vendimit, pra vendimi i shkarkimit kërkon 5 vota në Gjykatë Kushtetuese” theksoi ai.
Pak a shumë të njëjtën gjë përsëritën ndoshta nga padija apo ndoshta me porosi edhe mediat pro qeveritare.
Parlamenti një ngjyrësh voton kundër Metës/ 104 vota për shkarkimin e presidentit
Por në fakt e vërteta nuk është kjo. Ndonëse çështja është prioritare dhe duhet shqyrtuar me shpejtësi, ligji nuk vendos afat për kohën e futjes në klaendar. Vetëm pasi gjykatësit kushtetues vendosin ta bëjnë atë pjesë të kalendarit hyn në fuqi periudha 3 mujore.
Por këtu ka dy probleme.
Gushti, që e pranoi edhe shefi i deputetëve të PS, Balla, zakonisht është muaj pushimi për gjykatat dhe kjo mund të bëjë që periudha e shqyrtimit të zgjatet. Një zgjatje tjetër mund të vijë edhe nga fakti se me siguri Meta do e çojë sërisht këtë kazus në Komisionin e Venecias. (Ai kështu veproi edhe herën e parë kur Venecia mbërriti në përfundimin se presidenti nuk kishte bërë shkelje të rënda të kushtetutës). Pritja e një rekomandimi nga komisioni mund të kërkohet edhe nga anëtarë të gjykatës për të krijuar një mburojë politike dhe për të shtyrë në kohë vendimin që duhet të marrin.
Koment/ Votimi i fundit i limonit të shtrydhur Majko
Prandaj, ndonëse parlamenti e shkarkoi me 104 vota, Ilir Meta sipas të gjitha gjasave do të jetë ende në detyrë së paku deri përtej shtatorit, për të mbledhur kuvendin e ri dhe për ti dhënë Edi Ramës mandatin për krijimin e një tjetër qeverie socialiste. Prandaj është ende shpejt për të thënë se përplasja presidencë, qeveri, kuvend është drejt fundit.
©Lapsi.al