• |
ide | kryesore

Rama në Kuvend: Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama zgjodhi një fjalim të shkurtër sot në Kuvend për t’ju drejtuar deputetëve që të votojnë pa ngurim shkarkimin e presidentit të vendit Ilir Meta.


Në fjalën e tij shefi i qeverisë u shpreh se janë mbi 90% e qytetarëve që duan shkarkimim e Metës.


Ndërsa theksoi se “Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht”. 

Fjala e Ramës në Kuvend: 

Ilir Meta ka tradhëtuar misionin e presidentit të Shqipërisë.

Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.

Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve e demokracinë tonë parlamentare.

Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marëdhënien me SHBA.

Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Meta i ka humbur plotësisht e përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsiëritur për tu krthyet në binarët e arsyes morale e ligjore.

Shqipëria s’mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve e qyterarëve.

Ndaj ku Parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e mbi 90% të popullit shqiptar

Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm s’mund të ketë kurrsesi statuin e lartë që i ka dhënë parlamenti.

Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti.

Fjalët për të kanë mbaruar dhe tani të flasë parlamenti me votë.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu