• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës, reagon PD: Sulm antikushtetues i regjimit Rama-Doshi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në deklaratën e PD thuhet se ky është sulm i një parlamenti ilegjitim, që thellon regjimin Rama-Doshi.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë. Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor. Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.



6 Comments

  1. interesante qe permendin Doshin. Po pse e permendi apo ngaqe eshte shpall non-grata? Kujdes se edhe Salehu eshte non-grata, apo e beni kastile?

  2. PD leshon ca komunikata sikur me qene OJQ. Po sikur PD te mos kishte dale nga parlamenti?

    A mban njeri pergjegjesi per aksionet e deshtuara te opozites apo VK.

  3. Selia blu është bërë merak për Ilir Metën, që Lulzim Basha e akuzonte publikisht dikur si “tregat i Venedikut” dhe “kryetar i një SHPK-je”.

    Sot, PD e konsideron sulm antikushtetues të Parlamentit mbi Presidentin këtë votim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *