• |
ide | kryesore

Spiropali për Metën: Nuk jemi mbledhur që ta pushkatojmë, por thjesht që ta largojmë

-Instant, Lajme, Të fundit



Teksa sot do të votohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta, Elisa Spiropali ka renditur sipas saj shkeljet e kreut të shtetit.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali u shpreh  se Meta nuk bëri lapsuse, por nuk la gabim pa bërë. Ministrja tha se sot do të votojnë për zbritjen e tij nga karrigia e lartë shtetërore, duke theksuar se Presidenti ka dhunuar parimin e asnjeanësisë.

“Presidenti nuk bëri nja dy a tre ofendime, shitje a lajthitje. As nuk hëngri dhe bëri thërrime, apo punoi dhe bëri gabime. Po të ishin lapsuse askush nuk do ia vinte re. Nuk la gabim pa bërë. Rasti nuk është i zakonshëm, problemi i presidenti është i rëndë, ndoshta klinik dhe me pasoja. Që mund të ndreqet vetëm me masa ligjore. Kemi arsye të mjaftueshme. Faktet dhe provat për veprimet dhe sjelljet e tij, na i ka dhënë vetë presidenti. Nuk kanë të numëruar, bëmat, gjërat, ulërimat,  klithmat e presidentit tonë. Presidenti u ka fyer shqiptarëve inteligjencën. Është autor i mesazhe që frymëzonte daljen në rrugë të militantëve.

Mesazhet denigruese ndaj diplomatëve të huaj si njerëz të shitur dhe të blerë, duke na rrezikuar marrëdhëniet me partnerët është tjetër veprim me pasoja të rënda. Detyroi ambasadoren ti drejtohet hapur për ti këshilluar vetëpërmbajtje. Është vetëshpallur përfaqësues i një pjesë të popullit. Presidenti ka dëmtuar autoritetin kushtetues të kreut të shtetit. Presidenti ka dhunuar parimin e asnjëanësisë. duke refuzuar anëtarë të sistemit gjyqësore, duke mos emëruar funksionarë shtetërorë. Me ndërgjegje të plotë kë dëmtuar rëndë marrëdhëniet institucionale. Me sjelljen e tij të çekuilibruar, gjuhën e padenjë.

Presidenti ka shkelur një numër herësh të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ka denigruar qeverinë dhe opozitën parlamentare, duke përhapur akuza të rreme për ndërhyrje në punët e brendshme. Presidenti ka ndërmarrë sulme publike kundër ambasadës së SHBA. Ka mbajtur qëndrime publike ofensive edhe kundër përfaqësuesve të tjerë të huaj duke i akuzuar si të korruptuar. Presidenti ka përdorur vetë dhe u ka sugjeruar të tjerëve retorikën e dhunës. Presidenti ynë kupën nuk e ka mbushur, e ka derdhur.

Me këtë apo në këtë mënyrë me ceremoni apo duke i hequr zvarrë shqiptarët i kanë hequr qafet. Nuk jemi mbledhur që presidenti ta shajmë dhe ta pushkatojmë, por thjeshtë ta largojmë. Aq e ka tepruar sa në këtë sallë të ishte i gjithë populli s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksion e plotë. Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi. Mos u takofshin kurrë në raste si ky i sotmi,” deklaroi Spiropali.



16 Comments

  1. Ju vetem ate dini te beni mire – PUSHKATIMIN!

    KA ARDHUR KOHA E JAKOBINEVE DHE MBRETI DO TE SHKOJE PATJETER NE GIJOTINE!

  2. Lufta e klasave ne veprim e ideuar nga Pulini, Ruci e Spiropali.
    Te pakten premtojne qe nuk do t’a pushkatojne?!
    Nuk e di cfare tjeter mund te bejne rilindasit per t’a perdhosur kete vend perfundimisht.
    Shkarkimi i presidentit do t’i haper rrugen ndonje Aqifi dhe rilindasit t’a terheqin nga hunda sic benin me Haxhi Lleshin ne vitet e arta te Gramoz Rucit.

  3. Dhe akuza vazhdon…”qe me veprimet apo mosveprimet e tij,,,” i pandehuri duhet denuar. Edhe pas 30 vitesh perjetojme gjyqet politike te Gramoz Rucit, vetem se tani ka vene Spiropalin per komumikim akuzash politike.
    Me siguri Spiropali po intervistohet per kryeminstre e ardhshme duke konkuruar Veliajn.

  4. E po shyqyr qe e kane hequr denimin me vdekje. Neser G. Ruci do jete edhe president i republikes. Do t’ja kishte zili edhe Mehmet Shehu po te ishte gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *