• |
ide | kryesore

Stërvitje ushtarake mbi Detin e Zi, zhduket aeroplani ushtarak i Bullgarisë

-Instant, Lajme, Planet



Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Detin e Zi.

Ministrja e Mbrojtjes tha se stërvitjet Shabla 21 janë pezulluar dhe se menjëherë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit. Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes, Emil Eftimov janë nisur për në zonën ku ka ndodhur incidenti.

Shkaku i zhdukjes së aeroplanit nuk dihet. Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev i tha kanalit televiziv BTV se piloti i avionit nuk raportoi ndonjë problem para se aeroplani të zhdukej nga radari. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *