• |
ide | kryesore

Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor/ Ambasada amerikane: Mjet jetik drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane e ka quajtur mjet jetik drejt integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane dhe euro-atlantike, urdhrin ekzekutiv të presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Joe Biden miratoi dje një urdhër ekzekutiv të ri, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cenojnë proceset demokratike; & përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se urdhri ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat europiane dhe euro-atlantike. Urdhri ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.



4 Comments

  1. Ti dhe vete i ke vjedhur votat dhe sa nuk e cove ameriken ne lufte per karriken tende abasadoren qe ke ketu eshte njesoj si ti sorjane SHQIPERIN E MORE NE QAFE ME ISH SIGURIMESIT E SHTETIT DHE ISH BLLOKMENET E E SHQIPERIS ZOTI TA SHPERBLEFTE NE KOK TE FEMIJEVE TUAJ CFAR I BERE KETIJ POPULLI ME KETA ORGJIST.

  2. manipulimi i pushtuesve

    fjale te bukura – drejtesi, integrim, parajse e lesh me qime
    nga ana tjeter vidh burime e pasuri

  3. manipulimi i pushtuesve

    fjale te bukura – drejtesi, integrim, parajse e lesh me qime
    nga ana tjeter vidh burime e pasuri …

  4. manipulimi i pushtuesve

    fjale te bukura – drejtesi, integrim, parajse e lesh me qime
    nga ana tjeter vidh burime e pasuri …

    diktati modern

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *