• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Jam i bindur se PD nuk fiton dot pa ndryshuar lidershipin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj në takimet me mbështetësit e kësaj force politike është shprehur i bindur se nëse nuk ndryshohet lidershipi, atëherë Partia Demokratike nuk do të fitojë.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj shkruan se demokratët duhet të zgjedhin, nëse do të shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do të provojnë një ekip të ri.

Në 13 qershor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Shehaj fton qytetarët që ta votojnë. “E vërteta është e thjeshtë: shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demokratike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, shkruan Shehaj në rrjetin social “Facebook”.



6 Comments

  1. një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

    Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken

  2. PD-ja jo vetem qe nuk fiton dot pa ndryshuar lidershipin por duhet te ndryshoje dhe mbi 60% te klases se saj drejtuese . Kush mendon te kunderten ose eshte nje militant naiv ose nje bythlepires i kastes ekzistuese. Po nuk iku Basha PD-ja do behet kasht e koqe .

  3. Agron !
    Arsyeja madhore qe Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet e 25 Prillit eshte :Konkurroi me shtetin Shqiptar,ne unison i bashkuar,nga Thesari,Arka e shtetit,Policia,ShISH,gjitha institucionet ne Varesi te Bandes Qeveri dhe bandat e rruges njesh sebashku !
    Kush ka qene ne terren dhe eshte marre me fushate kjo ka qene evidente ,te tjerat dhe ato qe thua ti zoterote jane broçklla !!!
    Fushate kriminale zgjedhje dhe vullnet i devijuar keqas nga banda shtetrore dhe e rruges njesh,bashke me te korruptuarit nderkombetare qe mbyllen syte,guuuupppp !Pse ?!Fjale te liga thone se prishej linja nderkombetare e droges ,nese fitonte opozita ?!?!!?!?
    Mbase nuk kishin besim te Basha,trafikantet e spkullantet e medhenje !?
    Nese do info te metejshme flasim ketu ose ne Call Center !!!Flm

  4. TI JE I MIRE SA TE DUASH O AGRON . VETEM ME TY PD KTHEHET NE PUSHTET POR TY DHE KANDODATET E TJERE BASHA DO JU RRUAJ SI DACI NE ZGJEDHJE , PRANDAJ DORHIQUNI DHE LEJENI VETEM NE RRUGEN E MARREZISE KETE TE MARRE QE U KA VERBUAR NGA PUSHTETI SEPSE JA KA NI LEZETIN MILINAVE TE EUROVE QE PERFITON .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *