• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësoren

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore. Në aksidentin e ndodhur rreth orës 19:15, shoferi i identifikuar si J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *