• |
ide | kryesore

Iluzioni i verbër i një ‘Pax Americana”

-Instant, 1, Ide

Një ide e përhapur rëndom, që ka më tepër trajtat e një bestydnie, sesa ato të një rrjedhimi logjik, po i interpteton veprimet e fundit të administratës amerikane për Shqipërinë, si një përpjekje për ta rregulluar me çdo kusht këtë vend. 


Shpallja non grata e Sali Berishës po komentohet si një ndihmesë bujare e hiperfuqisë për të mbyllur kapitullin e berishizmit, të cilin, ne shqiptarët, nuk arritëm ta bënin dot as përmes votës, as përmes drejtësisë. 


Urdhëri ekzekutiv i presidentit Biden, për ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për persona publikë nga Ballkani, u komentua nga Ambasadorja Kim si shpallje e luftës kundër korrupsionit. 

Po të shkosh më tej, në deklaratat e atyre që propogandojnë në ekrane se shpëtimi do të na vijë nga Amerika, bëhet një lidhje konspirative mes asaj që ndodh në Uashington dhe asaj që SPAK ndërmerr këtu, duke imagjinuar se nga kamzhikët e goditjes nuk do të shpëtojnë as Fatmir Mediu apo Ilir Meta.

Pra, konkluzioni që po përhapet gjithnjë e më shpejt është se ne do ti nxjerrim nga zjarri gështenjat e demokracisë, me duar e zgjatura nga përtej oqeanit.

Ata që i shtojnë besimit të tyre tek feja e pro amerikanizmit njohuritë gjeopolitike, e lidhin valën e ndryshimeve, që po pasqyrohen tek ne edhe me rotacionin e ndodhur pesë muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Largimi i një aksidenti si Donald Trump dhe rikthimi i demokratëve të Biden-it në krye të punëve, përjetohet me shpresën e artikuluar gjatë fushatës presidenciale për një aleance të re mes demokracive, rikthimit te vlerat e shoqërisë së hapur dhe liberale. 

Por, e gjithë kjo panoramë idilike nuk përputhet aspak me atë që po përthyhet konkretisht në terrenin tonë. Prej një kohe të gjatë, me inkurajimin e zgjedhjeve lokale moniste nga Palmer, me suportin për të kapur në mënyrë të paligjshme Gjykatën Kushtetuese (gjë që më pas e dëshmoi edhe komisioni i Venecias), me heshtjen ndaj skandaleve si shembja e teatrit, tentativës për vjedhje me dokumenta amerikane tek unaza e re, apo mosndëshkimit të krimit zgjedhor, duket sikur diplomatët e ShBA janë renditur haptas në mbështetje të regjimit kleptokratik të Ramës.

Sa herë që dikush përmend këto fakte, sa herë që evidentohet përdorimi flagrant i dy standarteve, ndaj korrupsionit apo abuzimeve që mbajnë vulën e pushtetit dhe të atyre që nuk janë pjesë e rrethit të ngushtë të tij, ata që besojnë tek shkopi magjik i Amerikës e kanë të gatshme përgjigjen.

“Gjithçka ka radhë” argumentojnë ata. Edhe goditja e përfituesve të pasurive publike ka taktikat e saj. Në fillim u takon ish-pushtetarëve, pasi është më e lehtë të përdoren sunduesit aktualë për të goditur pararadhësit, duke i hapur kështu udhën goditjes së pandëshkueshmërisë. 

Sipas kësaj logjike optimiste, të artikuluar shpesh edhe në publik, i humburi i madh i shpalljes non grata të Berishës, është vetë Edi Rama, sepse ai e di se, shpejt apo vonë, goditja do trokasë edhe mbi derën e tij.  

Në fakt, duhet të jesh tejet naiv që të besosh në këtë fabul. Pasi problemi themelor që ka sot Shqipëria nuk është më korrupsioni. Ai përbën një plagë, madje një gangrenë, qelbin e së cilës kanë kontribuar ta shtojnë, pak nga pak, secili prej atyre që kanë qenë në pushtet. Prej vitesh vendi ka vuajtur nën regjimin e një demokracie të korruptuar. Por tani halli është më i madh. Tani kemi mbërritur në fazën kur korruptimi po e shndërron demokracinë në autokraci. Dhe mandati i tretë i Ramës është triumfi i një modeli, ku grabitja e pasurive publike mbrohet përmes një vjedhjeje tjetër, asaj të votës. Prandaj sa më despotike bëhet qeverisja, po aq në shpërpjestim të drejtë zvogëlohet edhe mundësia e ndëshkimit të hajdutëve.

Kushdo që i njeh ligjësitë e sistemit ideal që ne ëndërrojmë e ka të qartë se nuk mund të ketë një drejtësi të ndershme, të lirë dhe të pavarur, pa një demokraci funksionale dhe institucione të qëndrueshme. 

Si rrjedhojë, as ndëshkimi i grabitësve, as shpëtimi i Shqipërisë prej tyre, nuk mund të perceptohet, as si çështje radhe, as si lojë taktikash meskine. Ato kanë të bëjnë me besimin në vlera dhe parime.

Pra edhe nëse duhet besuar me çdo kusht në ekzistencën e një qëllimi për shpëtimin e Shqipërisë, madje edhe po të supozohet se gjithçka është e nisur nga motive beninje, ai nuk mund të realizohet kurrë duke luftuar korrupsionin në dëm të demokracisë. 

As Amerika, sado e fuqishme qoftë, nuk mund ta bëjë më të mirë këtë vend duke pasur aleat Edi Ramën. Me këtë rrugë ne nuk do të gëzojmë kurrë një “Pax Americana”. Rreziku është ai i një dështimi të radhës, duke pasur iluzionin se me mbështetjen e Pinoçetit, Sadamit apo Bin Ladenit, mund të përballohet një e keqe më e madhe.  

©Lapsi.al  

     

23 Comments

  1. Q’FAR BURRI ESHTE KOL SALLAKU SKYPE QE MASTUBON LIVE NE SKYPE,DHE YMER GELBAZA KELLIRA QE NGORDHI ZAGARI DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK thotë:

    ZOTI BUSHATI JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES PER INCEST FAMILJAR DHE E TURPEROJ EDO RAMEM SE NUK I PUNO VEGLA DHE NE NDIHME I ERDHI BABAI KRISTAQI DHE SI REZULTAT ERDHI NE JETE GREG KRISTAQ RAMA

  2. Krahasimi qe ben Bushati ne shkrimin e mesiperm eshte i gjetur.
    Ne nuk e dime arsyen e vertete se pse SHBA e perkrah kete regjim qe don ta zhduke
    opoziten dhe popullin opozitar por e sigurte eshte se po e perkrah per te keqen tone.
    Per dy mandate largoi 500 mije njerez te cilet me ndonje perjashtim te rralle ishin nga
    populli opozitar se socialistet s’kane pse largohen sepse jane te gjithe ne pune, dhe ndonjeri
    qe mund te kishte ngelur eshte punesuar si patronazhist e spiun, Edhe per dy mandate te
    tjera dhe nuk mbetet kembe opozitari ne Shqiperi.

    1. Pallavra Bushat,

      Nqs e con deri ne fund “rrjedhimin logjik” per mbi interesin e njerit apo tjetrit, atehere le t’i themi gjerat qarte :
      – Interesi primar i yti, eshte te nxjerresh ca para duke bere opinionistin, me artikuj e po doli ndonje gje me shume, akoma me mire. Interesi yt nuk eshte detyrimisht e verteta, por te jesh nje ze qe degjohet, influencues, qe “duhet ftuar” kur flitet per politike. Nqs krahu politik qe ti mbeshtet, vjen ne pushtet, ajo gjeja “me shume” mund te behet dhe me e madhe.

      – Interesi i atyre qe qeverisin, te shkuar e te tanishem, megjithe “idealizmat” e presupozuar qe mund t’i kene sjelle ne politike, perfundon sistematikisht ne interesin e xhepit te tyre (personal, te familjes apo dhe me gjere). Politika e ndershme ne Shqiperi, nuk paguan akoma aq sa te kenaqe orekset e njeriut e te evitoje tundimet e bythelepiresve qe i vijne rrotull pushtetit.
      Ish-pushtetaret, ata qe kane rene nga kali, kane interes te mbajne fort influencen mbi ndjekesit e tyre, keshtu mund t’i perdorin si mburoje ndaj drejtesise, kur te palarat u dalin ne shesh (shih Salen mbreme).

      – Interesi i Amerikes e Europes (po flas per shtetet, se ato qe ti, Lubonja e ca te tjere interpretoni si interesa ambasadoresh, jane muhabete kafeneje) eshte ai i nje demokracie funksionale ne Shqiperi. Ideja se u intereson ndonje pushtet autoritar ketu jane pallavra – nje pushtet autoritar mund te kthehet brenda dites drejt rusit, kinezit a ndonje tjetri, nqs ja do interesi.

      Ne kete kontekst, pa asnje lloj dyshimi qe interesi i shqiptareve eshte me afer atij te Amerikes e Europes. Pa asnje fare medyshjeje, me i besueshem ne qellim dhe permbajtje, eshte Blinkeni sesa Basha, Rama, ti edhe Sala bashke.

      Para se te pretendosh naivitetin e te tjereve, hapi syte e mendo sa i besueshem je kur pretendon se Basha (ose se fundmi ndoshta dhe Berisha) do na sillkan drejtesine duke rrezuar autokracine e Rames.

      Por, nga ana tjeter e kuptoj qe ajo cfare shkruan, eshte totalisht ne funksion te interesit tend. Edhe nqs kete e ben ne menyre te pavetedijshme (ne rastin me te mire)

  3. QE TE BARAZOHEN GJERAT OSE ME SAKT QE TE SHKOJE HAKA TEK I ZOTI SE BASHKU ME BERISHEN DUHEN SHPALL NON GRATA EDHE ILIR META , BYTHQIR BASHA , HAJDUT PALLOSH RAMA, ARBEN JEVGU I GJIROKASTRES , LEJFEN VELIAJ I BASHKISE , ALKET HYSENI , ALFRED PEZA , DAMIAN TERMETI , ILIR BEQJA , LEFTER KOKA , ANILA DENAJ , MAMICA SPIROBYTHA E SHUUUUUMEEEE KURVA TE TJERA TE SEKTIT MAVI QE TANI NUK ME VINE NDERMEND . PO U DENUAN TE GJITHE KETA KY VEND OD PERJETOJE ÇLIRIMIN E VERTETE DHE AMERIKA DO I BEJE NJE NDER SHUME TE MADH SHQIPTAREVE .

  4. Shkrim shume i sakte i z. Bushati si shpeshhere. E vetmja gje per te cilen z. Bushati nuk flet ne kete artikull analize, eshte pragmatizmi amerikan. Pa dikutim qe qellimi i Urdhrit Ekzekutiv te Joe Biden, nuk eshte eliminimi i korrupsionit dhe i autoritarizmit ne BP. Pas ketij Urdhri Ekzekutiv ka dicka. Pa diskutim nje interes i madh gjeopolitk i SHBA fshihet ne kete Urdher Ekzekutiv, por mundesite jane disa dhe natyrisht duhet pak kohe per ta kuptuar qellimet reale. Ama nje qellim eshte i qarte, SHBA po i mban shkopin mbi koke te gjithe lidereve te BP. Ne rastese ndonjeri do guxoje t’i kundervihet amerikaneve, do kete mbi shpine rrezikun qe t’i konfiskohet pasuria e vene me aq shume “mund” gjate sundimit disavjecar.

  5. ZOTI BUSHATI PYETE DRITAN HALE’n QKA MENDON PER KOL SALLAKU SKYPE QE MASTUBON LIVE NE SKYPE,DHE PER YMER GELBAZA KELLIREN ME DOSJEN E EDI RAMES thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM PYETE KRESHNIK SPAHIUN CILI KA ME SHUME KOHE PA E FUTUR VEGLEN ATY KU DUHET:SPARTAK NGJELA ,KRESHNIK SPAHIU APO YMER GELBAZA KELLIRA

  6. KRESHNIK SPAHIUT PO I THANE AMERIKANET MOS JA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES DO TE DEGJOJ?!! thotë:

    BRAVO ANDI E SHURROJE NE SURRAT AT BYTHLEPSIN KRESHNIK SPAHIUN SONTE ,NUK KA NJERI ME PA KURRIZ,QKA JA SHKRUAN YMER GELBAZA KELLIRA OSE FRED PEZA AI DEL DHE LEH TE ENI VASILI

  7. Krye KRIMINEL anjëherë NUK ke FITUAR ZGJEDHJE !!! ZGJEDHJET i ke VJEDHUR gjithmonë , dhe njëherë ti DHUROI në TAVOLINË HAJDUTI dhe PIDH MOTRA Fatos Nano !!! Para se të marësh DREJTIMIN e PD KRIMIT , do DORËZOSH njëherë MILIONAT e €UROVE , BIZNESET , PALLATET , HOTELET do bësh edhe BURGUN si ÇEÇUA për VRASJET , VJEDHJET , TRADHTITË , RRËMBIMET , NARCO-TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR , dhe mbasi të marësh 10-15 BURGIME të PËRJETSHME , flasim pèr DREJTIMIN e PD KRIMIT dhe KORRUPSIONIT !!!Populli opozitar po zhduket vete nen kujdesin e vete pronarit të pd salih karaxhic berisha,zhdukja e fillimin ne vitin e larget 1992 ne sallen e pallatit të kultures kur shpellkaret e salihut terhiqet zvarre antaret e kashillit drejtues të pd

  8. në librin tim “Misioni”, unë kam një mision, madje një mision hyjnor. Mua më ka marrë peng Zoti dhe veprimet e mija burojnë nga vullneti i Tij dhe nuk shprehin interesat e mia. Ky vullnet do të bëhet shpejt realitet dhe ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën më 25 prill, është fillimi i një makthi që do të përfundojë vetëm me rrëzimin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por unë ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe në kokën e baba Saliut se shpejt, shumë shpejt do të jem kryeministri juaj

  9. YMER GELBAZA KELLIRA KA DASHNOR FROK CUPIN DHE DO TI KALOJN PUSHIMET E VERES BASHKE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SONTE DO RE KALOJ NATEN ME FRROK CUPIN DHE NESER DO TE RAPORTOJ EDI RAMES PER NATEN ROMANTIKE

  10. në librin tim “Misioni”, unë kam një mision, madje një mision hyjnor. Mua më ka marrë peng Zoti dhe veprimet e mija burojnë nga vullneti i Tij dhe nuk shprehin interesat e mia. Ky vullnet do të bëhet shpejt realitet dhe ajo që duket si fundi i betejës për Edi Ramën më 25 prill, është fillimi i një makthi që do të përfundojë vetëm me rrëzimin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por unë ju betohem në Kishën e Laçit, në tyrben e Dervish Luzhës dhe në kokën e baba Saliut se shpejt, shumë shpejt do të jem kryeministri juaj,haloperidolin o Ymer e perdor salihu prej 47 vjetesh o loqja e majte e salihut,por keni filluar dhe ju shpellkaret ta perdorni por kujdes se nuk eshte ilac per te rinj,por ju dhe xhaketen e kollaret i blend njelloj si salihu

  11. ….po komentohet….
    ….po thuhet…..
    … ata….
    …deklaratat e atyre që propogandojnë në ekrane….

    Bushat, I fart in your general direction too.

  12. Të kënaqur duhet të jenë dhe fëmijët e Berishës, dhe familja në tërësi. Jo se do t’u bëhet gjyshi kryetar i PD, por se ka marrë përsipër çdo shkelje ligjore të tyre, çdo akt korruptiv dhe kapje shteti.

    Ky është një sinjal që ai nuk do të pranojë ndëshkueshmërinë ligjore dhe do ta shmangë atë politikisht. I njëjti politikan që disa vite më parë qetesonte kolegët e mi, kur binte puna tek skandalet e djalit e vajzës, duke u thënë “nuk e kam djalin nën kontroll”, “nuk e di ç’mund të më ketë bërë” e gënjeshtra të tjera, sot i ka marrë ato përsipër.

  13. Rreziku kryesor mandatit të Berishës i vjen pikërisht nga ligji që vetë Lulzim Basha e quan “majën” e suksesit të tij, ligji për “Garantimin e Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” që rëndom quhet ligji i Dekriminalizimit!

    Operimi i këtij ligji në radhët e politikës dhe të administratës shqiptare që nga viti 2015 ka bërë që shumë politikanë, zyrtarë të lartë dhe persona të tjerë me funksione shtetërore të humbasin postin, mandatin apo vendin e punës.

    Një ndër pikat kryesore të këtij ligji që ka bërë “batërdinë” dhe ku Lulzim Basha ka gati 6 vite që mbahet në “këmbë” duke bërë politikë me të ka qënë ai i dëbimit të këtyre personave politikë në rininë e tyre të hershme nga vendet anëtare të BE

  14. Rilindja do te jete gjithmone kancer ne trupin e lodhur te shqiptarit te pafat qe nefund do haje veten! thotë:

    YURI KIM SORECA
    Ka ardhur koha tua lajme borxhin se shume u munduat qe ky perbindesh qe quhet Ra-ma te rritej aq sa na ka zene frymen,kemi harruar te qeshim!
    Vertet jemi te varfer e te pashkolluar e te pa informuar per te erretat e planeve tuaja djallezore,por kemi nuhatje e vetedije dhekesaj radhe ju themi:
    Larg duart nga Shqiperia ju pjella te erresires me gjith perpindeshin qe i lepini bishtin!
    Reformen tuaj te drejtesise dhe cdo shkaterrim tjeter cojeni te breket e SOROSIT.
    Ne nuk ju duam me ju .Tani Amerika ka shum fytyra,ne njohim vetem ate Amerike qe dikur ka pas burrni e bese! Ka ardhur koha te shporreni te gjithe ju lakej sorosiane!

  15. Basha thekson më tej se shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

    Nderkohe qe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka justifikuar dhe shpalljen “non grata” nga SHBA me perpjekjet e tij per te shpetuar Kosovgen nga ndarja, ka heshtur. Po merret me plehrat ne Kavaje!

    Ndersa Basha e “thumbon” duke i permendur mirenjohjen per SHBA!Kujdes haloperidolin o ti shpellkari i ores 09:35

  16. Krahasuar me sistemin e patronazhimit të Partisë Socialiste, që është një mjet elektoral ndaj kundërshtarit, kjo që po aplikon Lulzim Basha brenda PD-së, është një strukturë fashiste, pasi në bazë të konkluzioneve të Jeminit nga lundrimet e tij në rrjete sociale (nuk di a ka Tik Tok, Jemini), njerëzve u hiqet e drejta e votës apo e përfaqësimit.

  17. dy palet qe ishin ne lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

    – I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

    Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohet me veten, por do te bej shume si veten.“

  18. Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

    Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën

  19. Amerika dikur njè mbrojtèse e demokracisè èshtè kthyer sot nè mbrojtèse tè diktaturès pasi mori nè mènyrè tè pandershme pushtetin nè vèndin e tij Biden tani pèrshèndeti pushtetin e marrè me vota tè blera nè Tiranè nuk èshtè çudi pasi ky komplot èshtè mbarè botèror ky sekt i paligshèm dhe kriminal po vendos kontrollin e botès nèn thundrèn e vet kjo bèhet gjoja nè emèr tè lirive e tè drejtave tè njeriut por ka si objektiv lirinè dhe mbrojtjen e mèkatit si mbrojtja e homoseksualève e tè drejtès pèr abort e divorcit e martesave me gjini tè njejtè etj dhe dhunimin e tè drejtès pèr familje pèr tè qenè i ndershèm pèr punè dhe ushqim tè drejtèn pèr besimin nè Zot etj.Kèta kujtojnè se kanè nè dorè gjithè njerèzimin dhe duan ta kontrollojnè atè por e kanè gabim nè ditèn e paralajmèrimit dhe ndriçimit tè ndèrgjegjes kur qiejt tè hapen dhe drita e mèshirès sè Krishtit ta vèrshojè tokèn kur vetèm pèr vetèm do tè pèrballen me Krishtin pèr 15 minuta ashtu si èshtè profetizuar çdo njeri do ti shohè mèkatet e tij ashtu si Zoti i sheh ato dhe disa do ta ndryshojnè rrugèn e tyre dhe do heqin dorè nga sjellja e tyre e keqe .Le ta lexojnè Librin e sè Vètetès dhe ta pranojnè mèshirèn e Krishtit qè tè mos ndèshkohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu