• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 11 të infektuar në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë zbuluar 11 persona të infektuar me Covid-19. Një person është ndarë nga jeta i infektuar me koronavirusin.

Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shëruar 109 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,563. Në total numri i rasteve aktive është 733.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *