• |
ide | kryesore

Deschamps fërkon duart: dëmtimi i Benzema nuk duket i rëndë

-Instant, Sport



Franca përgatitet për debutimin në Kampionatin Evropian kundër Gjermanisë më 15 qershor me një lloj frike për gjendjen fizike të Karim Benzema. Lojtari i rikthyer në kombëtare pas 5 vjetësh mungesë, doli për shkak të dëmtimit në miqësoren e fituar 3-0 kundër Bullgarisë në minutën e 40 të pjesës së parë. “Ai mori një goditje të keqe mbi gjurin e djathtë”, tha Deschamps pas ndeshjes, duke dashur të ruante qetësinë pas daljes nga fusha të sulmuesit, i cili u duk me dhimbje e duke çaluar kur zuri vendin e tij në tribunë.

Sot, duke cituar shoqërimin e lojtarit, RMC Sport ka saktësuar se i madrileni mund të “rifillojë stërvitjen brenda 48-72 orëve maksimumi”, duke shpjeguar se muskujt e prekur ishin “shfryrë” dhe se dhimbja ishte më pak e mprehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *