• |
ide | kryesore

EURO 2020, si kualifikohesh në grupe, të tretat më të mira e eleminimi direkt

-Instant, F1, Sport



Gjithcka gati për startin e Euro 2020. Turneu, që do të nisë zyrtarisht të premten në mbrëmje me sfidën Itali-Turqi, do të jetë i dyti në histori me formulën me 24 skuadra, të ndara në 6 grupe me nga 4: do të kalojnë raundin 2 të parat e cdo grupi, por edhe 4 të tretat më të mirat. Pastaj nisin 1/8, cerekfinalet, gjysëmfinalet e finalja, në program në Ëembley në 11 korrik.

Në cështjen e kualifikimit në 1/8 e finaleve sigurisht ka qartësi në avancimin e dy të parave të gjashtë grupeve e katër të tretat më të mira. E gjithë puna është cfarë ndodh në rast të mbërritjes me pikë të barabarata të dy apo më shumë skuadrave.

Atëherë, për të stabilizuar klasifikimin final do të përdoren këto kritere:

– Pikët në përplasjet direkte
– Diferenca e golave në përplasjet direkte
– Numri i golave të realizuara në përplasjet direkte.

Nëse do të ketë një situatë e barabartë akoma, do të merren në konsideratë:

– Diferenca e golave totale në grup
– Numri i golave të shënuar në grup
– Numri i fitoreve në grup.

Mund të analizohet më pas edhe sjellja fair play, që parashikon një pikë penalizim për cdo karton të verdhë e tre pikë për cdo karton të kuq. Skuadra me sjellje më të mirë do të jetë e avantazhuar. Nëse dy skuadra që kanë të njëjtin numër pikësh e të njëjtën diferencë golash sfidohen në ndeshjen e fundit të grupit e janë ende në barazim në fund të takimit, klasifikimi final përcaktohet nga penalltitë mes të dyve, nëse asnjë tjetër skuadër e grupit nuk mbaron me pikë të njëjta me ta.

Sapo përfundon klasifikimi i grupeve e 12 të parave të kualifikuara, krahasohen të tretat e kualifikuara, ku zgjidhen katër me më shumë pikë në grupe. Në rast barazimi me pikë vlejnë:

– Diferenca e golave në fazën e grupeve
– Numri i golave të shënuar në fazën e grupeve
– Numri i fitoreve në fazën e grupeve
– Sjellja fair play
– Vendi i përgjithshëm në kualifikueset europiane.

Më pas, kohë të rregullta, shtesa e penallti për të vendosur fituesit, ndërsa nuk do të ketë finale për vendin e tretë e të katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *